• |
ide | kryesore

Video/ Një magji e Osimhen shembi Romën: fitorja e 11 radhazi në të gjitha garat për Napolin, +3 nga Milan

-Instant, F1, Sport, Video
Osimhen



Napoli i pandalshëm edhe në transfertën e Olimpico. Shembet Roma e Mourinho para një magjie të Osimhen, që i jep kryesimin e vetëm Spalletit. Napoli vazhdon të fluturojë, tashmë +3 nga Milan. Në ndeshjet e tjera, Lazio kërcënon kreun me fitoren në transfertën e Bergamos kundër Atalantës. Tani skuadra e Sarrit është e treta me 24 pikë, dy pas Milan. Fitorja e parë në kampionat për Thiago Motta në pankinën e Bolonjës, 2-0 ndaj Lecce. Rrëzohet Udinese e befasuar në shtëpi 1-2 nga Torino.

ROMA 0-1 NAPOLI

Napoli mposhti Romën 1-0 me golin e Osimhen e kthehet në +3 ndaj Milanit. Fitorja e 11-të radhazi në të gjitha garat për të besuarit e Spallettit. Në Olimpico e vendosi një ndeshje të bllokuar dhe me pak emocione një magji e Osimhen në të 80-ën. Nigeriani i ikën Smalling, deri në atë moment i pakapshëm, e me një diagonale të shkëlqyer theu Rui Patricio. Më parë portieri portugez i kishte thënë jo Lozanos (49′), ndërsa në pjesën e parë Var kishte anuluar një penallti ndaj Napolit, për një kontakt mes portierit dhe Ndombele.

ATALANTA 0-2 LAZIO

Goditje e madhe e Lazios në Bergamo. Në javën e 11 të Serie A, skuadra e Sarrit mposhti Atalantën me rezultatin 0-2. Bardhekaltrit arrijnë kështu bergamaskët në renditje me 24 pikë. Në stadiumin Gewiss, Lazio bëri një paraqitje të shkëlqyer, të aftë në administrimin e topit dhe preciz në qarkullimin në zona të ngushta. Në pjesën e parë Zaccagni (10′) zhbllokoi ndeshjen me një asist perfekt të Pedros. Më pas në pjesën e dytë Felipe Anderson (52′) dyfishoi rezultatin me një numër të nivelin të lartë. Braziliani finalizoi një aksion kundërsulmi të nisur nga Marusic. Në fund Muriel u përjashtua me karton të kuq.

BOLOGNA 2-0 LECCE

Shkon për Bolonjën sfida shpëtim e javës së 11 të Serie A. Fitorja e parë e Thiago Motta në pankinën kuqeblu, 2-0 kundër Lecce. Në Dall’Ara golat në pjesën e parë të Arnautovic me penallti e Ferguson i dorëzuan Thiago Motta suksesin e parë në kampionat. Një frymëmarrje për emilianët, që superojnë në klasifikim pikërisht puljezët e largohen nga zona e rënies. Mbetet në telashe skuadra e Baroni, gjithnjë e katërta nga fundi.

UDINESE 1-2 TORINO

Në Dacia Arena, Udinese e Sottil pësoi humbjen e parë në shtëpi këtë sezon, të befasuar 1-2 nga Torino. Skuadra e Juric lë kështu pas derbin e humbur me një goditje të rëndësishme. Avantazhi granata erdhi në minutën e 14-të me Ola Aina, tre vjet e gjysmë pas golit të fundit në Serie A. Në minutën e 26-të Deulofeu barazoi rezultatin, pas një rrëmuje të shkaktuar nga mosmarrëveshja mes Milinkovic-Savic e Zima. Në pjesën e dytë, spanjolli humbi mundësinë për të shënuar dygolëshin dhe, njëzet minuta nga fundi, Pellegri mendoi të shënonte golin e tre pikëve për Torinon, duke surprizuar Silvestrin në shtyllën e parë.

Italy Serie A
Udinese 1-2 Torino
Bologna 2-0 Lecce
Atalanta 0-2 Lazio
Roma 0-1 Napoli



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *