• |
ide | kryesore

Përplasen 2 makina në Laç/ Plagosen 6 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
makina 6 persona Tiranës aksidente



6 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përplasjeje automjetesh të ndodhur këtë mbrëmje në Patok. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në rrugën që të çon drejt Lagunës.

Konkretisht, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. 6 persona t e plagosur janë dy drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerët. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Laçit dhe po marrin ndihmë ne nevojshme mjekësore.

Njoftimi 

Në Patok, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit Sh. L. dhe D. M. Për pasojë, janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, drejtuesi Sh. L. dhe pasagjerja në mjet me të shtetasia M. D., si dhe pasagjerët e mjetit tjetër, shtetasit F. M., F. M. dhe M. M. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *