• |
ide | kryesore

Pezullohet shefi i krimeve pas sherrit të “gangsteres së Bilishtit”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shefi i krimeve



Shefi i krimeve në Komisariatin e Devollit është pezulluar nga detyra për 3 ditë. Ndaj tij ka nisur një verifikim për veprën “kryerja e veprimeve arbitrare”. Kjo masë është marrë pas ankesës për dhunë të bërë në AMP nga Marsel Buçi. Të riut iu dogj makina nga persona të panjohur pak ditë më parë.

Mbrëmjen e së shtunës u shoqërua në komisariat e reja Deizi Arapi. Ajo njihet në rrjetet sociale si “Gangsterja e Bilishtit”. Në komisariat u shoqërua edhe Marsel Buçi. Ata kanë akuzuar njëri tjetrin publikisht për makinat e deleguar, ndaj policia kërkoi të bënte një ballafaqim.

Gjatë përballjes në komisariat mes palëve, familjarët e Marselit kanë telefonuar deputetin e PD-së Bledjon Nallbati. Ai ka qenë prezent në ambientet e jashtme të komisariatit për tu interesuar për ngjarjen.

Buçi pretendon se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë. Për këtë ai ka bërë ankesë pranë AMP-së e cila po bën hetime lidhur me këtë rast. Shefi i krimeve është pezulluar për 3 ditë deri sa të vendoset përfundimisht nga hetimet nëse do të ketë shkelje të tij apo do të rikthehet në punë.

Marsel Buçit iu shkrumbua makina “Volkswagen” e parkuar para shtëpisë së tij. Ai është punonjës i një karburantit që u akuzua më herët nga Deizi Arapi si autor i zjarrvënies së mjetit të saj më 25 shtator të këtij viti.

Arapi bëri përgjegjës edhe deputetin e Partisë Demokratike Bledion Nallbati. Për këtë të fundit, ajo tha se ka pasur rol urdhërues në ngjarje, pas konflikteve që kanë pasur konflikte në të shkuarën. Arapi ka deklaruar se konflikti me Nallbatin nisi 4 vite më parë kur nëna e saj u pushua nga puna si pastruese në Bashki. ©LAPSI.al



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *