• |
ide | kryesore

Rama ik!/ Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Pasi protestuan tek Ministria e Brendshme, qytetarët janë nisur drejt kryeministrisë duke bërë thirrje “Rama ik!”.

Qytetarët janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të dytën herë në protestë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, pas vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurtit.

Fillimisht ata u mblodhën para Ministrisë së Brendshme, ku bënë thirrje për drejtësi për të riun, ndërsa tashmë po zhvendosen dhe po marshojnë drejt kryeministrisë.

“Rama burg! Rama ik! Ju jeni vrasës. Drejtësi për Learin”. Këto janë disa nga thirrjet që qytetarët bëjnë.

Kjo protestë mbështetet edhe nga kreu i PD Sali Berisha dhe deputetët e kësaj force. Thirrjes së PD iu përgjigj edhe Partia e Lirisë.

Gazetari Osman Stafa raportoi se, tek Ministria e Brendshme, qytetarët kanë hedhur domate, jo drejt uniformave blu, por në afërsi të këmbëve të tyre.

Ata u drejtuan me thirrjet: “Ju jeni vrasës! Kriminelë. Policia e krimit. Ministria e vrasjes!” 

Ndërkohë qytetarët kërkuan të kalonin kordonin e policisë, për të ndezur qirinj pas krahëve të tyre. Më pas ata kanë hedhur miell mbi efektivët si shenjë ironie për deklaratën e policisë se i riu kishte kokainë me vete kur u arrestua.

Lexo më tej: Nis protesta për Learin/ Hidhen domate tek ministria e Brendshme 

Lexo më tej: “Kr*minelë”/ Protestuesit hedhin miell drejt policëve 

 



42 Comments

  1. KU JANE ATO GRA SHKERDHATA QE PRENE FLOKET NE TV EURONEWS ALBANIA
    PER IRANIANET DHE TANI RRINE NEPER KAFENE SI KURVA??????

  2. Kam tre vjet në Itali dhe nuk kam një shtëpi timen, ju ku i gjetët. Unë nuk jam dashnorja e Edi Ramës sepse unë nuk shkoj me burra të degjeneruar.Keto fjale i tha sot protestuesja e salihut te min brendshme,kjo shkon me burra intelektuale si muli,Qimi

  3. gazetari Zamir Dule. Ikona e kronikës investigative në Shqipëri, që në sulmin e SHIK-ut të Gazidedes në 1997 mbi “Koha Jonë” mbeti i gjymtuar nga kriminelët e Saliut të I-rë. Flinte në redaksi, e gjetën në gjumë. E shembën në dru dhe më pas ia përvëluan gazetën Nikollës Lesit.

  4. Hitleri I Shqiperise duhet Larguar Ta cojme ne Kine shpejt per Eksperience! thotë:

    Eni ,Reni , Aldo,Blerti e te tjere Minj te Bodrumeve Ju a dhane Hot Dok dhe Karroten sot Ju befte mire o Felliqesira. Shiteni Sh Lire per kriminelet Mavi !Kjo tregon se keni tru sa nje koke pule o te Mjere!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *