• |
ide | kryesore

Rikthehet Ellen DeGeneres

-Instant, Paparazzi, Slider



Ellen DeGeneres, është rikthyer sërish në ekran.

Moderatorja do të publikojë një serial të ri të shkurtër komedi. I titulluar About Time For Yourself with Ellen, projekti do të mund të mund të shihet në kanalin e saj në YouTube.

“E dini, kohët e fundit kam marrë pak kohë vetëm për veten time, larg kamerave,” tha DeGeneres në një klip. “Dhe  mendova të ndaj disa nga ato që kam bërë me ju.

“Pasi doli nga qendra e vëmendjes së talk show-t të saj ikonik, Ellen po provon diçka të guximshme dhe të re, të qenit e papunë”, thuhet në një përshkrim të emisionit. “Ajo po rilidhet me audiencën e saj. Në këtë serial të ri të xhiruar në shtëpinë e saj, Ellen ndan përpjekjet për të provuar gjëra të reja”.

DeGeneres përfundoi zyrtarisht talk show-n e saj, The Ellen DeGeneres Show,  në maj pas 19 sezonesh gjithsej. Shfajq është një nga më të vlerësuarit në historinë e televizionit, duke fituar 61 Emmy dhe 11cmime për talk show. Për episodin e saj të fundit, DeGeneres mirëpriti të ftuarën e saj të parë Jennifer Aniston për të mbyllur shfaqjen. Pink  performoi gjatë episodit të fundit, gjithashtu, teksa Billie Eilish u shfaq dhe kujtoi paraqitjen e saj të parë televizive në moshën 16 vjeçare në emision./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *