• |
ide | kryesore

Taylor Swift thyen rekord në ‘Spotify’

-Instant, Paparazzi, Slider



Taylor Swift ka thyer rekord në ‘Spotify. Projekti i saj, ‘Midnights’ është bërë albumi më i transmetuar në një ditë të vetme në historinë e Spotify.

“Dhe para se ora të mund të shënonte mesnatën e 22 tetorit, Taylor Swift theu rekordin për albumin më të transmetuar në një ditë të vetme në historinë e Spotify. Urime,” postoi shërbimi i transmetimit të muzikës.

Shifrat që thyen rekord erdhën pasi Swift shtoi shtatë këngë shtesë në album, vetëm tre orë pas publikimit të tij fillestar. Ndërkohë që nuk dihet se sa transmetime fitoi Taylor me albumin,ai gjithashtu arriti sukses Apple Music. “Më 21 tetor, Midnights theu rekordin për albumin më të madh pop të të gjitha kohërave në Apple Music nga transmetimet e ditës së parë. Urime @taylorswift13,” ndau platforma në Twitter.

Midnights flet për dashurinë, hakmarrjen dhe imazhin publik. Ai pëmban bashkëpunime me Lana Del Rey, Jack Antonoff, i dashuri  i Taylor, Joe Alwyn si  edhe aktorja Zoë Kravitz.

“Antonoff është miku im për gjithë jetën. Ne kemi bërë muzikë së bashku për gati një dekadë. Por, ky është albumi ynë i parë kune të dy jemi bashkëpunëtorët kryesor”, shkroi Swift në një mbishkrim në Instagram. “Midnights në fakt erdhi kur partnerët tanë (të dy aktorët) bënë një film së bashku në Panama. Jack dhe unë u gjendëm përsëri në Nju Jork , vetëm, duke regjistruar çdo natë dhe duke eksploruar kujtimet e vjetra, mesnatat e kaluara.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *