• |
ide | kryesore

Video/ “I trishtove të gjithë në dhomat e zhveshjes”: biseda mes Osimhen e Abraham bën xhiron e botës

-Instant, Sport, Video
abraham



Napoli është gjithnjë e më shumë zot i kampionatit. Numra rekord për skuadrën e Spalletti të udhëhequr nga një Osimhen i jashtëzakonshëm. Në Olimpico, kundër Romës, përfundoi 1-0 për të kaltrit, që fluturojnë në krye të renditjes. Por u mbyll gjithashtu edhe me dy qendërsulmuesit rivalë, Osimhen dhe Abraham, të ulur pranë njëri-tjetrit, jashtë stadiumit.

Osimhen, autori i golit që vendosi ndeshjen, është përpjekur të ngushëllojë kolegun e tij. Pamjet janë filmuar nga gazetarja Oma Akatugba, e cila shpërndau videon që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. Dy sulmuesit u ndalën për të biseduar për disa minuta dhe gjatë bisedës numri 9 verdhekuq i ka thënë Osimhen: “I trishtove të gjithë në dhomat e zhveshjes”.

Lexo më tej: «Si quhet ai që hidhet gjithnjë?»: Mourinho shpërthen ironinë kundër Lozano

Një zhgënjim që verdhekuqtë do të duhet ta largojnë shpejt sepse skuadra e Mourinhos rikthehet në fushë në Europa League të enjten. Objektivi është për të vazhduar shpresën për vendin e dytë. E për ta arritur duhet një fitore ndaj Helsinkit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *