• |
ide | kryesore

Banka Botërore: Shqipëria do ketë rritjen më të vogël ekonomike në rajon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ekonomia, Shqipëria, ekonomike,



Sipas një raporti të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria do të ketë rritjen më të vogël ekonomike në rajon.

Banka Botërore është duke prezantuar një raport për ekonominë për Ballkanin Perëndimor 2022.Sipas raportit, lufta në Ukrainë ka frenuar rritjen ekonomike, në vitin 2022 rritja ekonomike parashikohet të kapë shifrën 3.2%.

Nga ana tjetër ekonomistja e Bankës Botërore në Shqipëri, Hilda Shijaku ka theksuar se inflacioni ka goditur bizneset por edhe qytetarët. Ajo ka theksuar se Shqipëria do të ketë rritjen më të vogël ekonomike në rajon. Kjo sipas Shijaku do të vijë si rrjedhojë e nivelit të lartë të rritjes së çmimeve.

Inflacioni do të vijojë të rritet dhe kjo do të ndikojë më së tepërmi tek të varfrit. Kjo është raportuar sot nga Emanuel Salinas, menaxheri i Bankës Botërore në Shqipëri në konferencën për zhvillimet ekonomike.

Ai ka theksuar se pasiguria ekonomike do të vijojë të jetë prezentë dhe në muajt në vijim. Sipas Salinas, qeveria duhet të bëjë kujdes me shpenzime si dhe duhet të ketë një vëmendje të shëruar ndaj personave më të cenueshëm e që janë në rrezik varfërie.

Lexo më tej: Banka e Shqipërisë zgjedh “kurën e dhimbshme”, preken kredimarrësit 

Lexo më tej: Banka Botërore: Shqipëria vendi me rritjen më të vogël ekonomike në rajon për dy vitet e ardhshme 



2 Comments

  1. Shqiperia do jete me katastrof se tani , dhe kjo do vazhdoje deri sa te prekim fundin Me idiotin e gjate nje fund i tmerrshem na pret .

  2. normal se ka inflcionin me te ulet, nga gjithe vendet e ballkanit, nuk eshte rritja reale. Ajo duhet shikuar sa eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *