• |
ide | kryesore

Berisha: Lear Kurtin e vranë për së dyti, secili nga ju mund të jetë viktima e radhës

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Ardi Veliu se e vranë për së dyti Lear Kurtin.

“Pasi e dërguan në spital në kundërshtim flagrant i bënë autopsinë pa asnjë konsent, pa asnjë prani të familjarëve apo avokatit të tij, e bënë si bandë për të fshehur krimin e tyre të shëmtuar. Një akt i tillë mund të ndodhë vetëm në diktatura, kurrë në vende të lira. Në qoftë se në ndërgjegjen e këtyre banditëve me uniformë nuk do rëndonte vrasja dhe krimi ata do bënin gjithçka për të zbardhur në mënyrë të kristaltë këtë të vërtetë tragjike.

Lexo edhe:

Berisha reagon pas deklaratës së shokut të Learit: E vranë xhelatët me uniformë

Nuk do bënin dot mashtrime se ishin dy, se po qëndronte i dyshimtë para një dyqani, se nuk kishte shenja dhune, ndërkohë që e ëma e gjen me hematoma nga koka te këmbët. Në qoftë se këta donin të zbardhin të vërtetën për një 32-vjeçar këta kurrë nuk mund të shkelnin procedurën strikte të investigimit në raste të ngjashme, e cila kërkon të paktën 12 orë të lihet kufoma e të ndjerit dhe pastaj të bëhet autopsia dhe kurrë nga një person i vetëm nën presionin e një banditi si Ardi Veliu.

Me urdhër të Ramës dhe Çuçit, viktima u deklarua i dyshimtë për delinkuentë. Me urdhër të tyre Veliu deklaroi se policia e çoi të gjallë në spital. Me urdhër të tyre u gjet dhe qesja plastike me drogë në stomakun e viktimës. Me urdhër të tyre u tha se ai vdiq nga overdoza. U vra për së dyti. Vrasësi për së dyti i Lear Kurtit janë Rama, Çuçi me kriminelin e tyre me uniformë Ardi Veliu. Ftoj qytetarët që të vazhdojnë protestën, që këto krime të mos përsëriten.
Tregimet e dëshmitarëve për ngjarjen janë rrëqethëse. Secili nga ju mund të jetë viktimë e radhës nga këta banditë që kryejnë veprime të pakontrolluara nga droga që marrin dhe droga që shpërndajnë”, tha Berisha.



24 Comments

      1. O Sali Karaxhici, sa janë vrarë dhe zhdukur nga projektet e tua dhe snajperë ku një i tillë ishe edhe ti gjate qeverisjes tende?
        – 2 Prilli Shkodër.
        – Remzi Hoxha.
        – Kosta Trebicka.
        – Sokol Olldashi.
        – 97..
        – 21 Janari.
        – Gërdeci.
        – Etj. , etj…….
        Behet fjalë per mjra.

        1. O Sali Karaxhici, sa janë vrarë dhe zhdukur nga projektet e tua dhe snajperë ku një i tillë ishe edhe ti gjate qeverisjes tende?
          – 2 Prilli Shkodër.
          – Remzi Hoxha.
          – Kosta Trebicka.
          – Sokol Olldashi.
          – 97..
          – 21 Janari.
          – Gërdeci.
          – Etj. , etj…….
          Behet fjalë per mjra.

  1. Hec mor mut ke goj e fol ti qe vrave 4 veta diten me diell ne mes te sheshit e pale sa te tjer me gerdecin. Si ske vdek akoma te shpetoj nje popull i ter

  2. Lexoni perlen e Lutfi Dervishit per te kuptuar se ku jetojme e kush na drejtonje .

    Kokëposhtë!

    Imagjinoni një vend ku polici ka frikë nga banditi, prokurori ka frikë nga polici, gjyqtari ka frikë nga prokurori dhe politikani nuk ka frikë nga askush. Ky do të quhej realitet distopik, (e kundërta e utopisë) pra një shoqëri dhe komunitet jo vetëm i padëshirueshëm, por që të kall datën.
    Mjerisht “grimca” të këtij realiteti i shohim gjithnjë e më shpesh dhe ç’është më e keqja na duken më se normale.
    Ngjarja e rëndë e Elbasanit në prill të 2021 ku banditët frymëzohen sapo mbërrin në vendngjarje policia dhe arrijnë deri aty sa t’i vendosin edhe pistoletën në kokë oficerit të policisë, është vetëm tregues i fuqisë së banditëve me mbështetje politike. Po në këtë ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë gënjen para medias dhe opinionit publik pa u skuqur, pa u zverdhur dhe pa u nxirë. Në një realitet distopik drejtori shpërblehet. Kështu ndodhi realisht. Ai dhe prokurori që gënjyen u shpërblyen me ato që i dimë dhe ato që nuk i dimë.
    Efektivë që vrasin dhe policia që fajëson viktimën. Nuk është realitet distopik. Janë raste të përsëritura.
    Në kodet penale europiane kur polici rreh, kur polici kontrollon banesën abuzivisht ose kur polici kryen çdo akt tjetër antiligjor në kuadrin dhe atributet e detyrës, dënimi është: Parashikimi i nenit përkatës plus pesë vjet.
    Qenia polic është rrethanë rënduese në çdo krim. Në një realitet distopik vrasja që kryen polici është rrethanë lehtësuese. Kështu ka ndodhur, kështu po ndodh dhe kështu do të ndodh edhe në të ardhmen.
    Në rastin e fundit kur një 32 vjeçar humbet jetën në duart e policisë, në mes të Tiranës, e vetmja gjë e vërtetë nga komunikata e Agjencisë për Mbrojtjen Policore rezulton të jetë data. Ndërkohë, e vetmja gjë e ndryshme nga ngjarjet e tjera plot mister e dyshime është data dhe inicialet e viktimës pasi çdo gjë tjetër është e ngjashme: Përgjegjësia hidhet tek viktima, tek ai që nuk ka gojë të flasë më!
    Çdo fjali është gënjeshtër, madje edhe gramatikisht qysh në ndërtim të krijon përshtypjen e një ngjarje e cila është e kundërta e asaj që po përpiqen të të servirin. Edhe kjo fatkeqësisht dhe paturpësisht nuk është hera e parë.
    Kur ndodh krimi, gjykohet si reagohet ndaj tij. Përpjekja e parë mbetet fshehja dhe manipulimi. Këto të fundit kalojnë nga komunikata te media dhe deri te drejtuesit e ekzekutivit që arrijnë deri aty sa flasin për sjellje shembullore të policisë. Në këtë rast, informacioni i shtrembëruar i vendosur nën drita studiosh apo grafika të bukura, besohet edhe nga vetë ideatorët e saj sa përgjegjësia kanalizohet nga dhunuesi te viktima i pagojë. Në një realitet distopik, dhuna e policisë quhet sjellje shembullore.
    Po të kishte një Prokuror dhe po të bëhej një shembull, nuk do të guxonte më njeri të manipulonte skenën e krimit. Të paktën jo në mënyrë kaq amatoreske, pasi harrojnë që sot jemi në një epokë ku çdo gjë le gjurmë. Për më tepër policët do të merrnin mesazhin që nuk janë ligji, nuk janë mbi ligjin dhe nuk i shpëtojnë ndëshkimit të ligjit.
    Por çfarë ndodh me prokurorët tanë?
    Në një vend real, prokurori drejton hetimin, ndërsa në një realitet distopik prokurori shkon pa të keq si dekor në konferenca shtypi të policisë.
    Në një situatë reale janë prokurorët ata që duhet të jenë violinë e parë dhe që t’i “kallin datën” kujtdo që ka shkelur ligjin. Por duket jo të gjithë prokurorët e dinë që policia është në varësinë e tyre sa i përket realizimit të procesit hetimor.
    As në fantazinë më të shfrenuar të realiteteve distopike nuk gjen raste ku arrihet deri aty sa të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për të luftuar krimin mes prokurorisë dhe policisë. Ja, p.sh; Imagjino sikur mjekët të bëjnë memorandum mirëkuptimi me infermierët për të luftuar sëmundjet!
    Dhe ky realitet distopik pasqyrohet edhe në media. Figura e prokurorit është krejt e harruar dhe figurat e policëve dhe shefave të policisë heroizohen për të mirë e për të keq. Për dikë kjo mund të konsiderohet si normalitet ligjor kurse për njohësit e rregullave të shtetit, nuk mund të quhet më shumë se MARRËZI!
    Gjyqtarë që kanë frikë nga prokurorë! Në një vend ku 95% e vendimeve të prokurorit konfirmohen nga gjykata pyetja retorike është: A na duhen gjyqtarë? Eshtë e qartë se në këtë situatë avokatët dalin pa punë!
    Një gjyqtar i mirë e di që ndarja e pushteteve ka lindur si nevojë për t’i vënë fre vullnetit të pakontrolluar të njëshit dhe ekzekutivit, një gjyqtar i mirë e di që mbi ligjin nuk është askush dhe një gjyqtar i mirë e di dallimin mes punës së gjyqtarit dhe të noterit. Kur gjyqtari bëhet noter i prokurorit, prokurorit i mbushet mendja se ai është ligji mbi dhé.
    32 vjet pas thirrjeve “Liri-Demokraci”, ndoshta ka ardhur koha të mendohet që policët, prokurorët dhe gjyqtarët të mësojnë disa nocione bazike për demokracinë, për të drejtat e njeriut, për ligjin, për ndarjen e pushteteve, dhe sidomos për kopetancat e veta. Kjo duhet të nisë duke e pranuar fillimisht pa shumë justifikime se ajo çka kemi bërë dhe po bëjmë nuk shkon sepse para se të kemi “Policinë Që Duam” duhet paralelisht të kemi “Prokurorinë dhe Gjykatën Që Duhet”.

    1. Nuk dine te lexojne komentuesit e fuges o lutfi! Ti e ke shkruar shume kjarte

      Por ja qe sot u doli pune fugsave , sot do lodhen me komente te pista. Ditet e tjera bejne vetem levdata, u shkon copa e sufllaqes ne bark, sot do u caje bythen fuga sdo i lej rehat dhe copa e sufllaqes fo u shkoje pas lurrizit.

  3. Është administruar akti i ekspertimit kimik i kryer nga një grup prej 5 (pesë) ekspertësh, nga i cili ka rezultuar se në mbetjet e qeses së gjetura në stomakun e viktimës gjatë kryerjes së autopsisë, ka prani të lëndës narkotike kokainë”, Shkoni lepijani bythen salih karaxhicit tani po ju pret te vila ne Lalez

  4. qe policia e shtetit eshte mbushur me ordinara nuk ka diskutim, qe mund te kete pasur dhune edhe kjo me shum mundesi ka ndodhur, qe policet ordinere kan tentuar te manipulojn situaten as qe e vej ne dushim, por qe te ngrehesh e te thuash rama ik kjo ska lidhje fare,

    Rama ik mund te thuahet per shume arsye te tjera, por qe ju as nuk i permendi fare.

    Deshiron te zbulosh te verteten bej presion te policia, te hetusia, te ardi veliu, te ministri i brendshem, dhe mbaje kete ceshtje ne kete nivel, pra qe e verteta te dali ne shesh ,
    Me Ramen merru me skandalet e tjera se ka plot, por aty i bie qe do permendesh ca emra qe sdo.

    Dhe prandaj nuk te vjen njeri, per te protestuar.

  5. Edi Rama erdhi ne pushtet me Dhune Gjaku nga pleherat se dhe vete Pleh eshte !!!Qeverisi me Pleherat Duke I Ricikluar ato!Vrau femije te rinj nga policia qe udhehiqet nga Qelbesirat !!Vodhi dhe po vjedh po nga Pleherat!!Mbushi me Droge Shqiperine po nga Qelbesirat qe ai I ka per Zemer! Largoi te rinjte nga vendi nga dhuna Cnjerezore duke I futur ne burg je dhe duke I Turturuar deri ne vdekje !!

  6. Birisha… ky avokat i se drejtes, ky dragua qe i shtyp koken neperkave te kuqe. Ky mbrojtes i shtresave ne nevoje.

    Viva la revolution! Rama ik! Birisha hajde!

  7. ik mer bythqir Vucidoli se nuk te beson njeri asnje fjale …ty duhet me ta shkerdhy dhe vorrin e Sheqeres dhe Ram Berishes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *