• |
ide | kryesore

Cardi B sulmon Madonna pas deklaratave të saj: E zhgënjyer

-Instant, Paparazzi, Slider



Cardi B  ka sulmuar së fundmi Madonna pas komenteve të saj. Këngëtarja u shpreh se për shkak të hapjes së saj për intimitetin dhe identitetit se8sual, artistet e tjera janë në gjendje të shprehen lirshëm në muzikë.

Madonna shkroi pjesërisht se ishte “intervistuar nga njerëz me mendje të ngushtë që u përpoqën të më turpëronin për fuqizimin e vetes si grua”. Më quanin  një shtrigë dhe djall. Tani Cardi B mund të këndojë për WAP-in e saj. Kim Kardashian mund të dalë e zhveshur në kopertinën e çdo reviste. Miley Cyrus publikoi po ashtu videoklipin, ‘Wrecking Ball’, shkroi artistja duke shtuar një emoji kllouni.

Menjëherë , Cardi reagoi ndaj postimit duke shprehur zhgënjimin e saj ndaj këngëtares.

“Unë  i kam bërë homazhe kësaj gruaje shumë herë, sepse jam rritur duke e dëgjuar atë. Ajo mund të thotë mendimin e saj pa vënë emoji të kllounit dhe pa ofenduar të tjerët”, shkroi reperja në një postim. “Këto ikona të zhgënjejnë kur hyn në industri dhe i njeh nga afër.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *