• |
ide | kryesore

“Është një fatkeqësi”: Tifozët e Tottenham kërkojnë shkarkimin e Conte, por dy ‘senatorë’ mund ta ndjekin

-Instant, Sport
Conte



Tifozët e Tottenhamit janë të tërbuar me Antonio Conte. Madje disa prej tyre kërkojnë shkarkimin e trajnerit italian. Spurs pësuan humbjen e parë në shtëpi këtë sezon kundër Newcastle dhe tifozët londinez nuk e kanë pritur mirë. Kjo është humbja e tretë e klubit në shtatë ndeshjet e luajtura në tetor, pas asaj në derbin kundër Arsenalit dhe asaj me Manchester United. Por është edhe dështimi i dytë radhazi. Shifra alarmante për disa tifozë, të cilët kërkojnë shkarkimin e italianit. Megjithatë, në rast lamtumire, dy lojtarë mund ta ndjekin pas.

Në stadiumin e Tottenham Hotspur, skuadra e Conte humbi 2-1 ndaj Neëcastle. Callum Wilson dhe Miguel Almiron shënuan golat për Magpies në pjesën e parë. Më pas, në pjesën e dytë, Harry Kane mposhti me kokë portierin kundërshtar, por kjo nuk mjaftoi.

Trajneri italian, në fund të ndeshjes, shprehu gjithë hidhërimin e tij: “Nuk jemi një skuadër me thellësi të mjaftueshme për të përballuar kompeticionet si Premier League dhe Champions League. Por kjo nuk është një gjë kundër klubit, absolutisht. Ne e dinim situatën sepse fola me klubin. Nëse ju kujtohet mirë, ju thashë në fillim të sezonit se duhet të ecnim hap pas hapi dhe se na duhej kohë dhe durim. Gjithmonë kam thënë se sapo kemi filluar procesin për ta sjellë Tottenham në pozicionin për të luftuar për diçka të rëndësishme.”

TIFOZËT KËRKOJNË SHKARKIMIN E CONTE

Fjalët e tij, megjithatë, tërbuan edhe më shumë tifozët të cilët në Twitter kërkuan shkarkimin e tij: “Conte është një fatkeqësi”, ka shkruar dikush. Dhe një tjetër shtoi: “Ne kemi disa nga lojtarët më të mirë në botë, mjaft u ankove! Luaj për të fituar, jo si çdo Burnley që duhet të luajë për të shpëtuar!”. Komentet janë të shumta, por mendimi i të gjithëve është një: “Conte duhet të largohet”.

DY LOJTARË GATI PËR TË THËNË LAMTUMIRË

Pasiguria rrethon trajnerin italian, por ndërkohë bllokon edhe rinovimet e dy senatorëve të Tottenham: Harry Kane dhe Son. Në fakt, siç raporton Daily Express, sulmuesit mund të largohen nga klubi londinez në rast të lamtumirës së Conte. Qëndrimi i tyre te Spurs do të lidhej ngushtë me atë të trajnerit italian. Kontrata e anglezit skadon në vitin 2024, ndërsa ajo e Son në vitin 2025.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *