• |
ide | kryesore

Historia që fshihet pas albumit të Taylor Swift

-Instant, Paparazzi, Slider
Taylor Swift



Albumi i ri i shumëpritur i Taylor Swift, “Midnights”, më në fund është pranë nesh.

Në gusht, ajo njoftoi se së shpejti do të publikonte albumin e saj të 10-të. Swift sapo kishte bërë histori atë natë si e vetmja artiste që fitoi tre herë çmimin Video Music për videon e vitit.

Gjatë fjalimit, Swift tha, me britma dhe brohoritje nga turma,se ajo “mendoi se mund të ishte një moment argëtues për t’u treguar” fansave të saj për një projekt të ri.

Taylor Swift mund të ketë treguar në ‘Midnights’ se ajo ka bërë një abort.

Bëhet fjalë për një nga këngët shtesë që këngëtarja ka publikuar me albumin e saj të ri, ose siç e quan ajo ‘3 am edition’, që ka ndezur përdoruesit e internetit.

Në ‘Bigger Than The Whole Sky’, Taylor këndon për një humbje të madhe që ka pësuar. Ka qenë një përdorues i Twitter-it i cili ka shkuar një hap më tej dhe ka analizuar tekstin në detaje.

Me vargje si: “Çdo gjë që prek bëhet plot trishtim”, “Kam shumë për të jetuar pa ty” apo “Nuk do të të njoh kurrë”, fansat kanë ngritur aludimet se mbase Taylor ia ka dedikuar këtë këngë një foshnje që nuk u soll kurrë në jetë.

Tashmë janë të shumtë ata që pyesin nëse artistja e ka shkruar vetë këtë këngë në bazë të një eksperience personale apo thjesht e ka vënë veten në vendin e një prej atyre grave që i është dashur t’i thotë lamtumirë fëmijës së tyre për arsye të ndryshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *