• |
ide | kryesore

Johnson heq dorë nga gara për kryeministër, kush pritet të fitojë

-Instant, Arkiva, Planet
boris johnson



Boris Johnson është tërhequr nga gara për zgjedhjen e kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe. Në një deklaratë me shkrim ai tha se ky nuk është hapi më i mirë i mundshëm në këtë moment. Johnson shtoi se ai nuk mund të qeverisë në mënyrë efektive nëse nuk ka një parti të konsoliduar dhe të plotë në Parlament.

“Sonte dua të konfirmoj se unë kam mbështetjen e 102 deputetëve ndaj edhe mund të depozitoj kandidaturën time që nesër. Ekziston dhe shansi që unë të fitoj në zgjedhjet brenda Partisë konservatore. Dhe, brenda të premtes mund të rikthehesha në Doëning Street. Por jam menduar gjatë ditëve të fundit dhe arrita në konkluzionin se kjo nuk është gjëja më e mirë që mund të bëj momentalisht. Askush nuk mund të qeverisë me nëj parti që nuk është e plotë në Parlament”, shkruan Johnson.

Kështu i hapet rruga Rishi Sunak, i cili duket se do të bëhet kryeministri i ri. Ish-kancelari, i cili nisi zyrtarisht fushatën e tij këtë mëngjes, kishte më shumë se dyfishin e numrit të mbështetësve të deklaruar publikisht se Johnson.

Që nga mbrëmja e sotme, Sunak kishte 146 deputetë konservatorë krah tij, ndërsa Johnson vetëm 57 mbështetës.

Lexo më tej: Johnson heq dorë nga gara për kryeministër, kush pritet të fitojë 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *