• |
ide | kryesore

Khloe Kardashian reagon ndaj postimit antisemitik të Kanye

-Instant, Paparazzi, Slider



Khloe Kardashian ka thyer heshtjen e saj për postimin antisemitik të Kanye West në Twitter.

Kanye tronditi fansat kur shkroi në Twitter më 9 tetor: “Unë jam pak i përgjumur sonte, por kur të zgjohem, do  kërcënoj njerëzit hebre”. Pas postimit, pankarta antisemite u panë të varura në një autostradë të Los Anxhelosit. Në to shkruhej ku”Kayne ka të drejtë për hebrenjtë.” Një grup që përhap teori konspirative për hebrenjtë qëndronin pranë tabelave.

Veprimet e tyre u dënuan shpejt në internet dhe Khloe ripostoi  një deklaratë nga autorja Jessica Seinfeld që thotë: “Unë mbështes miqtë e mi hebrenj dhe popullin hebre”.

Kardashian ishte një nga shumë të famshëm që ndau postimin e Jessica-s. Kim e cila në fundjavë mbushi 42 vjeç, deri më tani ka heshtur për këtë çështje.

Këngëtari Boy George i kërkoi themelueses së SKIMS të fliste rreth polemikës. Ai postoi në Instagram  se ishte i tmerruar që nuk kanë dalë më shumë artistë për të kundërshtuar mendimin e reperit.”

“Jam i tmerruar që Kim Kardashian nuk ka dalë dhe nuk ka shtuar zërin e saj në këtë debat. Kjo grua ka fëmijë me Kanye. Kështu që ajo duhet të kuptojë si nënë se si është për fëmijët e vegjël hebrenj të dëgjojnë komente. Sa demoralizuese dhe e tmerrshme duhet të jetë, “tha ai.

Këngëtari vazhdoi: “Si një homoseksual kam përjetuar vite paragjykimesh.Kështu që ideja për t’ia bërë këtë dikujt tjetër bazuar në racën, ngjyrën, seksualitetin ose gjininë e tyre është e tmerrshme për mua. Duhet  të jetë e tmerrshme edhe për ty.”/Lapsi.al

Marrë nga: IrishMirror



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *