• |
ide | kryesore

Meta ‘zbërthen’ vdekjen e Lear Kurtit: Të procedohet Ardi Veliu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Porti



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur disa pyetje sot për vdekjen e Lear Kurtit në Komisariat. Ish-Presidenti akuzoi qeverinë dhe policinë se duan të mbulojnë një krim flagrant shtetëror. Meta kërkoi procedimin e drejtorit të Agjencisë së Mbikqyrjes së Policisë, Ardi Veliu.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kjo situatë kriminale që ka mbështetës dhe frymëzues Edi Ramën ka vetëm një zgjidhje: Largimin e menjëhershëm të Ramës, Ministrit të Brendshëm Çuçi si përgjegjësit kryesorë të krimeve shtetërore të përsëritur.

“Rastin tronditës të humbjes së jetës së Lear Kurtit, qeveria dhe policia e Ramës po përpiqet ta trajtojë si një ngjarje të zakonshme për të mbuluar një krim flagrant shtetëror.

Po tentohet të fshihet e vërteta, ndërsa është ende shumë e freskët në kujtesën e të gjithë shqiptarëve, vrasja makabër e Klodian Rashës dhe mashtrimi i policisë së Ramës dhe Ministrisë së Brendshme. 

E mbushur me patronazhistë, të frymëzuar dhe të mbështetur politikisht nga arroganca e kryeministrit dhe sjellja dhe qëndrimet e njëjta me të dhe të Ministrit të Brendshëm, policia sot nuk shihet më si një institucion që mbron jetën dhe sigurinë e qytetarëve, por si kërcënim kriminal për ta”, tha Meta.

Ilir Meta më tej parashtroi disa pyetje mbi ngjarjen.

“Mbi bazën e disa fakteve publike ulëritëse, që rëndojnë edhe më shumë paligjshmërinë ku është zhytur policia e Ramës, natyrshëm shtrohen disa pyetje. 

Cila është arsyeja që policia deklaroi që i riu vdiq në spital, ndërkohë që spitali konfirmoi se ka ardhur i vdekur? 

Cilët janë arsyet që autopsia u bë para kohës së detyruar me ligj? Sepse autopsia është bërë 5 orë pas vdekjes dhe jo 12 orë sipas ligjit? Dhe u bë nga një ekspert i vetëm, ndërkohë që duhej të bëhej nga një grup ekspertësh? 

U përdor si argument që në trupin e të ndjerit u gjet një qese plastike me kokainë. Ndërkohë që për arritjen e konkluzioneve, duhet patjetër të kompletohen të gjitha analizat toksikologjike. Kjo për të vërtetuar nëse substanca ishte vërtet kokainë dhe e dyta cila ishte niveli i saj në gjak?” – u shpreh Meta.

Lexo më tej: Kurti vdiq në duart e policisë, sa qëndrojnë alibitë 

“Duke qenë se vendngjarja ishte jo më larg se 100 metra nga spitali i Traumës, përse nuk u transportua direkt në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por u dërgua direkt në komisariat.

Si është e mundur dhe si ka mundësi që është lejuar që edhe në krevatin e spitalit, i shtruar, Lear Kurti ka qenë me pranga në duar?! 

Disa pyetje: A kanë pasur kamerat trupi punonjësit e policisë dhe çfarë evidentojnë ato? A kanë funksionuar kamerat në komisariat dhe çfarë evidentojnë ato? A ka pasur komunikim të patrullës me sallën operative dhe a është i regjistruar ky komunikim?

Nëse është e vërtetë që i riu ka gëlltitur qesen, përse nuk u pritën analizat toksikologjike për të vërtetuar llojin e lëndës narkotike dhe sasinë e saj në gjak? Pse u ndryshua versioni nga sëmundje zemre në epilepsi e më pas te ‘gëlltitja e qeses’?
A ka pasur prezencë të përfaqësuesit ligjor të familjes gjatë autopsisë? A është marrë miratimi i familjes për kryerjen e autopsisë?

A janë parë kamerat e zonës për veprimet e personit dhe të patrullës?”, deklaroi Meta.

Lexo më tej: “O noku më mbytën”/ Miku i Lear Kurtit rrëfen momentet e tij të fundit 

Ai tha më tej se janë tronditëse dëshmitë e shokut të ngushtë, prezent në vendngjarje. Dhe dëshmia e nënës së tij, të cilat pasqyrojnë më së miri veprimet barbare dhe të dhunshme të policisë së Ramës.

“Ishte policia e Ramës që shkaktoi vetëvrasjen e 31-vjecarit Ilvi Meta në paraburgimin e Kavajës. Ishte policia e Ramës ajo që vrau 27-vjeçarin Enea Ftoi. Babain e tre fëmijëve në Komisariatin e Korçës. Ishin policët e Ramës që i morën jetën vogëlushes Joniada Avdiaj në Himarë. Është policia e Ramës që dhunon të rinjtë e të rejat në protesta të drejta dhe legjitime. Ku policë të maskuar me xhupa dhe kapuç të zinj, sillen si kriminelë dhe që nuk kursejnë as gazetarët me dhunën e tyre.

Kjo situatë kriminale që ka mbështetës dhe frymëzues Edi Ramën ka vetëm një zgjidhje: Largimin e menjëhershëm të Ramës, Ministrit të Brendshëm Çuçi si përgjegjësit kryesorë të krimeve shtetërore të përsëritur. Të procedohet Ardi Veliu një dhunues, mashtrues dhe manipulues i disa ngjarjeve shumë të rënda kriminale të policisë së Ramës”. Kështu u shpreh Meta.


21 Comments

  1. Kush do ta largoj Edvin palloshin shoku Ilir? Duhet ta largoj populli ! Po populli nuk ka besim as te ju,as te Sala,as te Edvin gerdalla,as te SPAK(CAPSI)! Keshtu qe ka ngelur rruga e vetgjyqesise! Populli duhet tu mare ju te gjithe politikanet dhe Ardi Leshin dhe tu hedhi ne dete ! Vetem keshtu shpeton Shqiperia dhe shqiptaret!

    1. Situata është e komplikuar, por mendoj se i duhet dhënë edhe një mundësi tjetër opozitarëve, sidomos Ilirit. Gjithmonë duke i qëndruar në kokë me paralajmërimin se e shkelën prap nuk do zgjasin shumë…. Tek e fundit çfar zgjidhje tjetër ka ??!!

      Mos harro se këta i kanë kapur të gjitha dhe kanë edhe të huajt me vete. Bjeri ca lapsit!

  2. i pari qe do procedohet je ti o shkerdhate Cepani Te shkerdhefsha Moniken ne goje se pidhin e ka gjithe semundje

    1. “Keni deklaruar se persona me rekorde kriminale, të dënuar në Britaninë e Madhe, pjesë e grupit kriminal B9 janë parë në oborrin e selisë. Mund të na thoni emra ju lutem?”. Përgjigja e Bardhit ishte e menjëhershme “Po, shoqëruesi i Sali Berishës, Myftar Lumeshi.” U kujtua spiuni metaj ilir mbas kater ditesh

  3. _Si ka mundësi që ti dole me filmim origjal duke vjedhur shtetin me shuma marramendëse dhe genjen!?
    _Si është e mundur dhe si ka mundësi qe ti rezulton me dosje te spiunit komunist dhe e mohon.
    _Si ka mundësi që ti si familje nuk zotëron asnjë biznes dhe jetoni me rrogë mujore nga shteti dhe bëni shpenzime qe nga ndërtimi i vilave, pagesat e shkollave në Angli te tre fëmijëve që në rastin me te mirë kostoje 100. 000 Euro!?
    _Si ka mundësi që familjarisht kryeni operacione plastike shume te shtrenjta duke filluar qe nga leshi i kokes dhe deri ai i pidhit!!!!!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *