• |
ide | kryesore

Pedagogët letër të hapur ambasadës së ShBA dhe asaj britanike: Qeveria i quan kërkesat politike

-Instant, Lajme, Të fundit



Pedagogët në vijimësi të bojkotit të mësimdhënies, iu janë drejtuar me një letër të hapur Ambasadës së SHBA, Britanisë dhe shteteve të BE në vendin tonë, duke i informuar lidhur me protestën e tyre.

Kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi, teksa lexoi letrën drejtuar institucioneve diplomatike, u shpreh se qeveria po përpiqet të politizojë protestën me qëllim për të lënë të pazgjidhura kërkesat e tyre.

Ai theksoi se “Rama duhet të ndalojë intimidimin dhe të trajtoje me seriozitet kërkesat.”

Sandër Kovaçi: Letër e hapur drejtuar Presidentit, Kryetares së Kuvendit, Kryeministrit, për dijeni Ambasadës Amerikane, Ambasadës së Britanisë dhe shteteve të BE në vendin tonë.

Prej më se dy javësh trupa akademike ka filluar protesta. Gjykojmë se mungesa e mbështetjes ka ndikuar në largimin e rinisë së vendit, është larguar një pjesë e stafit akademik. Boshatisja e auditorëve është çështje e njohur tashmë.

Qeveria është përpjekur t’i konsiderojë politike, me qëllim për ti lënë të pazgjidhura këto kërkesa. Çdo kërkesë e paraqitur ka si synim rritjen e cilësisë së arsimit, frenimin e largimit të rinisë.

Me anë të kësaj letre të hapur, synojmë t’iu informojmë duke kërkuar mbështetje për situatën aktuale. Rama të ndalojë intimidimin dhe të trajtoje me seriozitet kërkesat.

Të plotësohen kërkesat për të marrë fund bojkoti dhe të rinisë mësimdhënia.



7 Comments

  1. JEMI TE FUNDIT NE RAJON PER RROGAT E PEDAGOGEVE, RROGAT E ZJARRFIKESVE, PENSIIONET E PENSIONISTEVE, ETJ ETJ

  2. Gabim trashanike me kete letren.

    Ja paskeni derguar dy ambasadave me antishqipetare e promafies ne pushtet.

    Keta e kane mendjen tek Berisha qe ja dhiu jo tek prapesite qeveritare.

    Prit gomar te mbije bar.

    1. Fix!

      Keta plehrat e ambasadave, nuk nxorren nje llaf per kanabizimin e vendit! E te presesh dicka nga keta?!

      Per mendimin tim, duhej ti dergonin leter, ne fillim, xhaxha Xhorxhit.

  3. Kthemi pronat e sekuestruara nga komunizmi dhe beni vleresimin e prones me cmimin e tregut. Kjo eshte e gjitha. Tjerat jane lloqe dhe alibira.

  4. Është administruar akti i ekspertimit kimik i kryer nga një grup prej 5 (pesë) ekspertësh, nga i cili ka rezultuar se në mbetjet e qeses së gjetura në stomakun e viktimës gjatë kryerjes së autopsisë, ka prani të lëndës narkotike kokainë”, Shkoni takoni spiunet salih metaj se keta ta zgjidhin kete pune o spiuni i Gazededes

  5. keta pedagoget jane te gjithe hajdute dhe zagare te Sali Berishes Ambasadat duhet ti injorojne letreat e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *