• |
ide | kryesore

Plagosi me thikë 37-vjeçarin në Sarandë, arrestohet autori i dyshuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka zbardhur plagosjen me thikë të një 37-vjeçari me iniciale B.U. në Sarandë të premten. Për ngjarjen është vënë në pranga një moshatar i tij me iniciale E.Sh. Ai mendohet të jetë  si autor i plagosjes.  Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë është bërë edhe ndalimi i shtetasit E. M., 42 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin E. Sh., për t’u fshehur, pas ngjarjes, si dhe dyshohet se po përgatiste kushtet dhe mjetet për ta larguar atë nga qyteti i Sarandës. Ndërkohë, i plagosuri, B. U. 37 vjeç ndodhet në spital.

Plagosja ndodhi në lagjen Nr.3 të Sarandës pas një sherri për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *