• |
ide | kryesore

Protesta/ Pedagogët mblidhen përballë Korpusit Universitar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Pedagogët, universitete



Pedagogët kanë dalë sërish sot në një protestë kombëtare për plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë, teksa shënohet dita e gjashtë e bojkotit. Pedagogët kanë deklaruar nëse nuk do të ketë rritje të pagave, ata do të vijojnë protestën.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar në lidhje me protestën kombëtare të organizuar sot nga pedagogët.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha u shpreh se duhet mbështetje totale protestës universitare,

“Sot, në ora 11:00, bojkot dhe protestë e fuqishme kombëtare universitare para Korpusit Qendror të UPT-së. Mbështetje totale protestës universitare!”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se ditën e sotme është paralajmëruar mbajtja e protestës së radhës së pedagogëve, e cila do të jetë gjithëpërfshirëse dhe kombëtare.

Është njoftuar se tubimi do të organizohet përballë Universitetit Politeknik.

Pedagogët në vijimësi kanë kërkuar rritje të pagave dhe përafrimin e tyre me kolegët në Kosovës e rajon.

Lexo më tej: Bojkoti i pedagogëve/ Kovaçi: Të hënën do ketë protestë masive 

Lexo më tej: Pedagogët letër të hapur ambasadës së ShBA dhe asaj britanike: Qeveria i quan kërkesat politike

Lexo më tej: Protesta e pedagogëve, reagon Rama: Nuk është masive, por një pakicë! 

Lexo më tej: Ish-deputeti i PS del kundër Ramës: Mjaft më me baltosje të pedagogëve, rritini pagat 



4 Comments

  1. Është administruar akti i ekspertimit kimik i kryer nga një grup prej 5 (pesë) ekspertësh, nga i cili ka rezultuar se në mbetjet e qeses së gjetura në stomakun e viktimës gjatë kryerjes së autopsisë, ka prani të lëndës narkotike kokainë”,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *