• |
ide | kryesore

Raporti/ Izraeli i siguroi Ukrainës inteligjencë për të rrëzuar dronët iranianë

-Instant, Arkiva, Planet
Rusia, raporti



Ukraina ka rrëzuar dronët iranianë të furnizuar Rusisë dhe këtë po e bën me ndihmën e inteligjencës izraelite, sipas një raporti në Neë York Times.

Gazeta nuk specifikoi se çfarë informacioni iu ofrua autoriteteve ukrainase, edhe pse u referua tek raporti.

Pas një sulmi me dron në Kiev, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba thuhet se i bëri thirrje për ndihmë Izraelit. Ukraina kërkonte furnizim me armë të mbrojtjes ajrore.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Benny Gantz refuzoi të ofrojë armë. Kjo kryesisht për shkak se Izraeli varet nga bashkëpunimi rus për forcat e tij ajrore për të kryer bastisje në Siri. Ministri Benny Gantz tha se do të siguronte sisteme paralajmërimi të hershëm.

Ndërkohë, Ukrinform raportoi se forcat ajrore të Izraelit goditën një fabrikë në Siri. Aty raportohet se po prodhoheshin dronët iranianë.

Rusia dyshohet se ka përdorur drone iraniane për të goditur objektivat në të gjithë Ukrainën.

Që prej muajit shtator të këtij viti Rusia ka nisur ofensivën e saj në Ukrainë. Lufta ka marrë disa kthesa. Momentalisht janë forcat ukrainase që po vënë me shpatulla pas murit forcat ruse.

Lexo më tej: Rusia e pafuqishme ndaj sulmeve ukrainase, ndryshon taktikë 

Lexo më tej: Kremlini: Jemi të hapur për negociata me Ukrainën 

Lexo më tej: SHBA e bindur: Rusia po përdor dronë iranianë në Ukrainë 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *