• |
ide | kryesore

Reja qartëson idetë e formacionit: Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit para nisjes në Abu Dabi

-Instant, F1, Sport
Katar



Një skuadër eksperimentale, që tani është më e qartë në mendjen e teknikut Edoardo Reja. Tekniku italian ka krijuar në mendje formacionin me të cilin do të luajë në miqësoren me Arabinë Saudite. Kuqezinjtë kanë zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Niko Dovana” për miqësoren e 26 tetorit dhe do të nisen për në Abu Dabi.

Në këtë seancë kanë marrë pjesë 18 nga lojtarët e thirrur. Mesfushori Arbnor Muçolli, është bashkuar të dielën mbrëma me grupin dhe është stërvitur rregullisht me ekipin. Tekniku Reja ka provuar vendosje të ndryshme taktike me lojtarët në këtë seancë, duke krijuar një ide për formacionin. Ekipi do të ketë edhe një stërvitje në stadiumin ku do luhet ndeshja të martën pasdite. Kombëtarja do të niset sot pasdite për në Abu Dabi. Kuqezinjtë do të mbërrijë në orët e darkës për t’u akomoduar menjëherë në hotel.

Lexo më tej: Lista e Kombëtares me dy surpriza: Reja publikon 23 lojtarët për miqësoren me Arabinë Saudite

Pesë nga futbollistët e ftuar do të udhëtojnë direkt në Abu Dabi të hënën, për t’u bërë pjesë e Kombëtares. Bëhet fjalë për Ardit Tolin, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani. Lojtarët janë të impenjuar këtë të diel me klubet e tyre dhe kjo nuk është datë zyrtare e FIFA-s. Ky test është një mundësi mjaft e mirë për lojtarët e spikatur të kampionatit që të fitojnë besimin e teknikut.

Miqësorja Arabi Saudite – Shqipëri do të luhet të mërkurën, datë 26 tetor në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit. Takimi do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *