• |
ide | kryesore

SPAK rrezikon të mbetet pa drejtues, askush nuk do të zërë vendin e Arben Krajës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kanë kaluar 8 ditë nga momenti kur mbaroi afati për të kandiduar për pozicionin e kreut të SPAK-ut. KLP ka bërë me dije se deri tani asnjë prokuror i strukturës nuk ka paraqitur platformën apo interesin për të garuar si pasues i Arben Krajës.

KLP ka njoftuar se afati i fundit është data dy nëntor, kur kandidatët duhet jo vetëm të dorëzojnë një CV por edhe të tregojnë në lidhje me eksperiencën në krimin e organizuar dhe korrupsionit e performancën në lidership.

Gazetarja Anila Hoxha ka bërë me dije për Top Channel, se ka dy teza për të cilat flitet se përse vjen kjo stepje. E para lidhet me vendimarrjen e kandidatëve potencialë, të cilët do të shfaqin interes javën e fundit para se ky afat të skadojë.

E dyta që mund të jetë më vendimtarja, lidhet me propozimet për ndryshimet kushtetuese, ku përpos Prokurorisë së Përgjithshme dhe BKH, edhe SPAK ka sugjeruar ndryshime në reformën në drejtësi, që lidhet me afatin e mandatit 3-vjeçar.

Kjo do ti hapte sërish mundësinë kryeprokurorit të SPAK, Krajës të konkurrojë sërish, të cilit i përfundon mandati në mesin e muajit dhjetor, datë në të cilën do të jenë zbardhur shumë paqartësi.

Arben Kraja e ka nisur karrierën në organin e akuzës në vitin 1993.

Ai ka drejtuar sektorë të rëndësishëm në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa së shpejti i mbaron mandati si drejtues i SPAK. Kraja nuk mund të kandidojë sërish për të njëjtin pozicion, me ligjin aktual./ TCH



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *