• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia/ Çfarë thanë policët që ndaluan Lear Kurtin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
lear kurti



Për policinë dhe prokurorinë e Tiranës, vdekja e të riut Lear Kurti nuk ka asnjë dyshim tjetër që mund të ketë ndodhur nga rrethana të tjera, veç prezencës së ko*ainës në stomak. Lidhur me këtë ngjarje të shënuar rreth orës 23:07 minuta në rrugën “Don Bosko”, janë marrë në pyetje punonjësit e policisë së komisariatit Nr.3 në Tiranë. Mes tyre ka qenë edhe polici 21-vjeçar që bëri ndalimin e Kurtit.

Për shkak të gjendjes së rëndë të Leart Kurtit, në spital ka përfunduar dhe punonjësi i policisë që ka bërë arrestimin e tij. Polici pasi është njohur me gjendjen jo të mirë të Kurtit dhe humbjes së jetës në spital, ka pësuar shok psikologjik duke bërë që të humbte për një moment ndjenjat.

Ka qenë një ambulancë, që e ka transportuar me shpejtësi në spital, ku pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, punonjësi i policisë është marrë në pyetje në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Ora News hedh dritë mbi disa nga dëshmitë e punonjësve të policisë, mes të cilave dhe dëshmisë së efektivit 21-vjeçar që bëri ndalimin e Lear Kurtit. I tronditur, polici ka treguar se ishin me makinë duke patrulluar, kur në rrugën “Don Bosko” ka vënë re Leart Kurtin teksa bënte disa veprime të dyshimta.

Nga ambienti i brendshëm i makinës i ka kërkuar Kurtit që të afrohej drejt policëve. Teksa Kurti, është afruar punonjësi i policisë i ka kërkuar kartën e identitetit, por ai nuk e ka pasur. Polici 21-vjeçar e ka pyetur nëse kishte sende të paligjshme apo duhet ta kontrollonin. Në këtë moment Kurti është larguar me vrap, duke ju shmangur verifikimit policor.

LEXO EDHE: Del VIDEO/ Si u ndoq dhe u ndalua nga policia Lear Kurti

Polici ka dalë nga makina dhe i është vënë nga pas, ku pas një distance vrapimi gati 200 metra, ka arritur ta kapë Leart Kurtin. Në momentin kur e ka “mbërthyer” me duar të dy si polici dhe Kurti, janë shembur në trotuarin e rrugës. Polici nuk e ka lëshuar Kurtin, ndërsa ky i fundit ka shfaqur gjendje të fikëti dhe vështirësi në frymëmarrje.

Kanë shkuar dhe dy punonjës të tjerë polici, të cilët po e “shkundnin” fizikisht Lear Kurtin me shpresën që ai të përmendej plotësisht. Pasi ka ardhur në vete, një patrullë tjetër policie ka mbërritur në zonë ku u kap Kurti, duke e marrë këtë të fundit dhe transportuar në drejtim të komisariatit Nr.3.

Ndërsa polici që e ndaloi dhe dy kolegët e tij kanë qëndruar në zonë me qëllimin e vetëm për të kontrolluar terrenin rrugor që përshkoi me vrap Leart Kurti, me shpresën e gjetjes se ndonjë sendi të paligjshëm, drogë apo armë, që mund të kishte hedhur Kurti në ikje e sipër.

LEXO EDHE: Mjekët kundër policëve për vdekjen e Lear Kurtit

Teksa ka shkuar në ambientet e policisë, Leart Kurti nuk ka dashur të zbriste nga makina duke kapur me forcë sediljet e mjetit. Gjëndja e Kurtit, thonë policët është përkeqësuar duke humbur ndjenjat dhe i ka ikur gjuha brenda. Policët kanë bërë përpjekje për nxjerrjen e gjuhës dhe gjatë këtij procesi kanë çarë me duar bluzën e Leart Kurtit. Kurti është lënë disa minuta në dhomën e shoqërimit por më pas gjendja e tij shëndetësore u përshkallëzua ndjeshëm.

Polica ka njoftuar ambulancën, por për shkak se urgjenca po vonohej Lear Kurti është transportuar me makinë policie drejt spitalit ushtarak.

Policët që bënë transportimin e tij në spital kanë treguar se Kurti ishte i gjallë, ndërsa bluzat e bardha kanë treguar se ai ka qenë i pajetë. Për të hedhur dritë në këtë pjesë prokuroria e Tiranës, ka kërkuar hetimet për “Mosdhënia e ndihmës mjekësore” dhe “Kryerje të veprimeve arbitrare”.

Ndërsa ambulanca, që ka shkuar në komisariat ka marrë prej andej dhe transportuar drejt spitalit edhe policin 21-vjeçar që bëri arrestimin e Leart Kurtit, i cili ka humbur ndjenjat. /Ora News



6 Comments

  1. “Të korruptuarit s’kanë vend në parti”/ Gjermanët e CDU në Tiranë, mesazh për Berishën: Nuk mjafton të thuhet, “përgjegjësia është individuale”Rregjizori salih metaj i ka vene puntoret e skenes te bejne sa me shume lajme shpifese ka hapur thesin e parase ruse spiunet salih metaj,perfitoni shpellkare

  2. “Berisha do të jetë shefi i të gjithë opozitës” – Dashamir Shehi: Kemi nevojë për emra të rinj, jo për një njeri që ka halle të mëdha

  3. Kriminel patronazhiste. Meritojne vetem burgun.
    Si mund t’i merret jeta tjetrit vetem se iku me vrap?
    Keto bema vetem i gjati mund ti mbroje duke sulmuar ke t’i dali perpara.

    Dhe ju dy sufllaqet aty siper shkoni fline tani se e realizuat normen.

    1. Nuk jane 2 lart,eshte vetem 1 gruqire,moterqire,goceqire qe rri 24 ore duke bo copy-paste. Na kenoqi ne me pjeshka se e ka harru ku e ka shpine,rri dite nate ne bodrum

      1. ai deficent patronazhist eshte psikopat qe gezohet me reagimet e njerzve

        dymetroshi dhe ai patronazhist do te vdesin me semundjen e psikopatise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *