• |
ide | kryesore

Albin Kurti: S’do të ketë shtyrje të afatit për targat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti asocacioni



Kryeministri Albin Kurti, ka thënë sot se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat dhe për çështjen e targave është në kontakt me KFOR-in, ambasadorin e SHBA-së dhe Departamentin e Shtetit.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit. Në vend se të jetë më 30 shtator, data e fundit është 31 tetori ku të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë automjete me targa të stërvjetruara, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legjitime. Unë ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ato vetura që janë me ato targa t’i konvertojnë në targa legjitime. Shumica dërrmuese serbeve në Kosovë i kanë konvertuar targat”, ka thënë ai në Samitin e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë.

Kurti ka shtuar se fushata po vazhdon, nëpër media e takime në mënyrë që targat RKS të shtohen, e targat tjera të jashtëligjshme të hiqen.

Sipas tij, këto masa nuk janë kundër serbëve, por për serbët.

“Edhe kur partnerët na japin sugjerime, ne i marrim seriozisht dhe i trajtojmë me kujdes. Unë jam vazhdimisht në kontakt me ministrin tim të brendshëm dhe me drejtorin e Policisë. Jam në bashkëpunim me komandantin e KFOR-it, me ambasadorin amerikane dhe State Departamentin. Ne nuk duam asnjëherë t’i befasojmë aleatët e miqtë, por kriminelët. 135.000 qytetarë serbë i kanë letërnjoftimet e Kosovës, pra edhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për gjithë komunitetin, por për një pakicë që bën mirë t’i konvertojë targat”, ka thënë ai.

Ndërkohë Komuniteti ndërkombëtar nuk dëshiron tensionim të situatës pas datës 31 tetor kur skadon afati i përdorimit të targave serbe dhe kanë kërkuar shtyrjen e afatit.

“I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili javën që shkoi ishte në Beograd dhe Prishtinë tha se “është vetë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që ka kërkuar nga Kosova që ta shtyjë për 10 muaj afatin për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato të Kosovës.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *