• |
ide | kryesore

Anija merr flakë në mes të detit, shënohen 14 viktima

-Instant, Lajme, Planet



Katërmbëdhjetë persona humbën jetën pasi një varkë indoneziane mori flakë brenda në det. Videot e publikuara nga agjencia lokale e kërkim-shpëtimit, tregojnë momentet kur nga deti nxirren qindra njerëz, përfshirë edhe fëmijë të vegjël.

Anija shpërtheu në flakë në brigjet e ishullit Timor në provincën Nusa Tenggara Lindore, duke bërë që pasagjerët të hidheshin jashtë. Kuverta e sipërme e varkës u dogj ndërsa lundronte nga kryeqyteti provincial Kupang në qytetin Kalabahi në ishullin Alor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *