• |
ide | kryesore

Dhunuan afganin dhe i vodhën portofolin, arrestohen tre adoleshentët

-Instant, Lajme, Të fundit
financave, policia, arrest, Tiranë, emigrantë, dy te mitur



Policia e Sarandës ka arrestuar tre persona pas informacioneve se i kishin vjedhur portofolin një shtetasi afgan. Në prangat e policisë ranë: Klodian Gjini, 21 vjeç, Parios Zani, 18 vjeç, Jurgen Baço, 19 vjeç. Të rinjtë dhunuan afganin dhe më pas i morën një shumë parash që mbante në portofolin e tij.

Njoftimi i plotë:

I vodhën me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, identifikohen dhe vihen në pranga 3 bashkëpunëtorët.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe 3 aparate celulare.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se disa persona i kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

– Klodian Gjini, 21 vjeç, banues në Laç dhe Parios Zani, 18 vjeç e Jurgen Baço, 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.1, Sarandë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *