• |
ide | kryesore

Dy vëllezërit shqiptarë ekzekutojnë 53-vjeçarin në Greqi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar në një zonë të ​​Kassandras, në Halkidiki. Një 53-vjeçar dyshohet se është vrarë nga dy vëllezër shqiptar. Sipas medieve greke, gjithçka ka ndodhur të enjten e shkuar. Dy vëllezërit, respektivisht 27 dhe 47 vjeç, janë zënë më një 53 vjeçar dhe dy fëmijët e tij: një vajzë 24-vjeçare dhe vëllain e saj 18 vjeç.

Mësohet se 27-vjeçari shqiptar ka qëlluar me thikë greken 24-vjeçare, ndërsa vëllai i tij ka goditur me sëpatë të atin. 53-vjeçari ka rënë përdhe i vdekur. Të dy vëllezërit janë arrestuar ditën tjetër dhe janë transferuar te burgu i Nigrita.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *