• |
ide | kryesore

Prishi kontratën në mënyrë të njëanshme, Emery braktis Villarreal: 6 milionë euro të klauzolës i pagoi Aston Villa

-Instant, Sport
Emery



Unay Emery ndërpreu në mënyrë të njëanshme marrëdhënien me Villarreal. E pak minuta më vonë u bë zyrtarisht trajneri i ri i Aston Villa. Njoftimet e klubeve erdhën si surprizë duke tronditur plotësisht tifozët e Nëndetëses së Verdhë. Trajneri spanjoll ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me vlerë 7 milionë euro në sezon me klubin nga Birmingham. Për ta rikthyer në Premier League, Aston Villa i ka paguar Villarreal klauzolën e lirimit prej 6 milionë euro. Pas rastit Potter me 30 milionët e paguara nga Chelsea ndaj Brighton, një tjetër trajner ndërron pankinën në mes të sezonit.

“Tekniku Unai Emery ka informuar Villarreal CF për vendimin e tij të njëanshëm për të ndërprerë marrëdhëniet e tij me klubin”. Kështu thuhet në deklaratën që klubi spanjoll lëshoi për të dhënë lajmin. Emery ka hyrë në historinë e Villarreal duke u bërë trajneri i parë që fiton një titull me klubin. Përvec triumfit në UEFA Europa League, ai krenohet edhe me arritjen historike në gjysmëfinalet e Champions League sezonin e kaluar. Si dhe kualifikimin e skuadrës për dy vite radhazi në Europa League”.

BLITZI I ASTON VILLA

As koha për të asimiluar lajmin për tifozët e Villarreal, sepse pak minuta më vonë u shfaq postimi i Aston Villa: “Kemi kënaqësinë të njoftojmë emërimin e Unai Emery si trajneri i ri i klubit”. 50-vjeçari spanjoll zë vendin e Steven Gerrard, i shkarkuar pas humbjes 3-0 ndaj Fulham. Ai rikthehet në Premier League pas përvojës së tij me Arsenal në sezonin 2018-19. Emery do të marrë përsipër Villans nga 1 nëntori, për të debutuar më pas, me shumë mundësi, kundër Manchester United më 6 nëntor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *