• |
ide | kryesore

Icardi pushon nga puna Wanda Nara, i bllokon çekun si menaxhere: avokati i argjentinases sqaron situatën

-Instant, Sport
Icardi



Ndarja mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara tani duket përfundimtare dhe e pandreqshme. Futbollisti, padyshim, nuk e ka pritur fare mirë. Fillimisht ai u përpoq të mohonte fjalët e gruas së tij, më pas u hodh në sulm, duke nxjerrë vrer në rrjetet sociale. Befasitë nuk kanë munguar dhe në orët e fundit është ngritur një skenar i ri. Maurito e ka shkarkuar Wanda nga roli i menaxheres. Lajmin e ka bërë të ditur Corriere dello Sport, ndërsa konflikti thellohet më shumë në Turqi. Sipas mediave turke, argjentinasi i ka bllokuar një çek 1 milion euro ish-bashkëshortes së tij. Por pas orëve zhurme, Ana Roselfeld, avokatja e Wandës, ndërhyri për të hedhur pak dritë.

SQARIMI I AVOKATES

Ana Roselfeld, në mikrofonat e programit “A la tarde”, konfirmoi se shoëgirl-i, i cili është kthyer në Stamboll te fëmijët e saj dhe jo Maurito, është zyrtarisht e ndarë. Dokumentet janë nënshkruar: “Marrëveshjet mes tyre nuk mund të prishen. Janë lidhur në Itali dhe në atë kohë ishin trajtuar shumë mirë nga avokati italian. Cdokush merrte pjesën e tij. Disa prona dhe para shkojnë për Wanda dhe e njëjta gjë shkon për z. Mauro Icardi. Wanda nënshkroi përpara meje një ndarje dhe më kërkoi të isha dëshmitare. Ajo u firmos në Chateau Libertador dhe Wanda më pas e dërgoi në Itali për t’u zgjidhur nga avokati italian”.

Lexo më tej: Wanda e L-Gante nuk fshihen më: “Jemi të dashuruar”. Icardi i tërbuar nga zemërimi

A ËSHTË SHKARKUAR NGA PUNA WANDA?

Avokatja mohon edhe thashethemet që dolën në Turqi, ku thuhej se Wanda i kishte kërkuar dëmshpërblim Galatasaray si përfaqësuese e lojtarit: “Wanda thotë se ky lajm është i rremë, se nuk ka pretenduar asgjë. E vetmja gjë që mund t’ju them është se PSG po paguan për kontratën e Icardit, jo klubi turk. Sepse është në huazim deri në qershor. Çdo kontakt me Galatasaray është për arsye futbolli dhe jo për para”. Kështu, Wanda Nara nuk është më gruaja e Mauro Icardit, por mbetet menaxherja e tij, të paktën tani për tani…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *