• |
ide | kryesore

Kush do jetë kandidati i PD përballë Veliajt? (Emrat që përfliten)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
PD, anonim,



Partia Demokratike do të zhvillojë primaret për të nxjerrë kandidatin që do të përballet me Erion Veliajn në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndonëse zyrtarisht dy palët në PD janë ende në negociata për të dalë me një kandidat të përbashkët, grupimi i Berishës duket i vendosur për të vijuar me procesin e parashikuar në Statut për zgjedhjen e kandidatit përmes primareve.

Për primaret, Sali Berisha ka premtuar se do të votojnë anëtarët dhe simpatizantët e kësaj force politike.

Lexo më tej: Berisha për primaret në PD: Simpatizantët që do votojnë do jenë me lista 

Burime nga selia blu i thanë gazetarit Osman Stafa se do të jenë të paktën pesë kandidatët që do ti nënshtrohen vullnetit të anëtarësisë për të nxjerrë edhe më të votuarin për zgjedhjet e 14 majit.

Kandidati i parë që ka dalë tashmë edhe publikisht përmes intervistave televizive është anëtari i Këshillit Kombëtar, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti. I pyetur nëse do të jetë kandidat, ai nuk e përjashtoi. “Nuk mund të konfirmoj diçka për të cilën ende nuk është hapur zyrtarisht aplikimi”, tha Alimehmeti.

Lexo më tej: Mediat/ Pse e shqetëson bashkinë mjeku Ilir Alimehmeti 

Një tjetër emër i përfolur është edhe Belind Këlliçi, deputeti dhe ish kryetari i forumit Rinor të PD-së. Ai ishte ndër të parët që u rreshtua në krah të Berishës një vit më parë. Koha kur ky i fundit u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së. I pyetur nga News 24 nëse e konfirmon kandidimin ai tha se “nuk mund të ta jap këtë konfirmim aktualisht pasi jam në konsulta dhe biseda me të gjithë faktorët në parti”. 

Këlliçi nuk është lakuar shumë në media dhe ende nuk është artikuluar si Alimehmeti. Megjithatë ai është duke punuar ngushtësisht me strukturat e PD-së. Ndërkohë që Veliajn, ai e ka akuzuar për aferën e inceneratorëve.

Ndërkohë që deputeti Agron Shehaj, ndonëse është lakuar në qarqet mediatike si kandidat, konfirmoi për News 24 se nuk do të jetë pjesë e primareve.

Lexo më tej: Rama sulmon biznesin e Agron Shehajt, si qëndron e vërteta? 

Një tjetër emër i përfolur, që edhe vetë nuk e ka fshehur ambicien për të kandidatuar nga Partia Demokratike në 14 maj në Tiranë, është ish deputeti Gerti Bogdani. Ky i fundit është tërhequr disi publikisht nga jeta partiake. Por, prej kohësh Bogdani ka vënë theksin në rrjetet sociale të problematikave të ndryshme në Tiranë. Problematika si rrugët me gropa, ajri i ndotur apo edhe mungesa e pastrimit të qytetit. Bogdani, ndonëse e lexoi mesazhin, nuk iu përgjigj interesimit nëse do të jetë kandidat.

Përveç të sipërpërmendurve, Balkanweb ka mësuar se janë edhe dy emra të tjerë që e kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e primareve. Ish deputeti Fatbardh Kadilli dhe aktori Julian Deda shpresojnë se do të zgjidhen nga anëtarësia. Kadilli dhe Deda nuk u përgjigjën nëse do të jenë kandidatë.

Lexo më tej: Vendoset data e zgjedhjeve, votimet për bashkitë në 14 Maj 



20 Comments

  1. Bogdani dhe Kerrici do ishin humbje kohe dhe parash. Alimehmeti eshte kandidati qe mund te fitoj ne Tirane pasi vjen nga familje tiranase, jo se Bogdani nuk rrjedh nga nje familje e tille por ska shans para bythqir Lali pleres

  2. Kanditati me i mundeshem per fitore eshte vetem Alimehmeti , te tjeret duke filluar nga Kelliçi jane figurant .

      1. Të qënit Tiranë autokton nuk është se bën avantazh.Rama në kohën që i zgjodh kryetar bashkie i joshi tirancit autokton me leje ndërtimi.Pra i materalizoi atë që shumë njerëz në Shqipëri ëndërronin një shtëpi perseqeni.Kjo me atë fillim por dhe me poste në bashki.Pra i kapi një pjesë të mirë.Ndertimet kanë luajtur një rol në ndryshimin e opinionit të tirancit pastaj në përgjithësi dhe solli fluks të madh të ardhurish që u bënë me shtëpi.Keshtu kjo ndryshoi keq raportet midis PD e PS.Ne dy mandatet e PD në Tiranë nuk u dhanë ose i dhanë pak leje.Ky është problem i madh e nuk e di nëse do përmbyset ky mit.

  3. Kushdo qe te jete kandidat nga PD-ja nuk arrin dot nivelin e Erion Velijas nje djale i zoti dhe punetor qe i ka ndryshuar fytyren Tiranes.

    1. po po punetor sherbetor legen se ske nje trotuar e lul;ishte, ske me as ajer te paster por bloze, tamam si mendja jote qe kanceri do tja haje tru[in nga kjo ndotje e ky smog ne kete qytet tashme te pabanueshem.

      1. Vetem militantet e verber te opozites nuk arrijne te shikojne arritjet e medha te Tiranes nen drejtimin e nje prej kryebashkiakeve me te mire, Erion Veliaj.

        1. Vetem militantet e verber nuk shohin barbarine me te cilen e kane trajtuar Tiranen Velia dhe banda e tij (sipas skenarit te Edrames sigurisht).
          Shperfytyrimi i qytetit eshte dramatik.

    2. nese i thua i zoti dhe punetor ketij hajduti me brire ti qofsh .
      edhe i verber te jesh i sheh monstruozitetet e ketij molusku

    3. Po ja ka ndryshuar fytyren se ju ne vend te fytyres keni bythen dhe bythen ju e shqyeni non-stop o Kurvat Mavi!

  4. O cuna…ai bythqir kryebashkiak ka ber nje kat me 50 operatore qe i paguan me leket e tiransve per te shkruajt foumeve dhe gazetave on line. Kot qe mereni me ta…per ate paguhen plehrat. Agron Rezart, apo gjithsajesat. Kupton nga sili copy paste

  5. Po ja ka ndryshuar fytyren se ju ne vend te fytyres keni bythen dhe bythen ju e shqyeni non-stop o Kurvat Mavi!

  6. Alban Ramaj ka edhe një lidhje të vjetër me Sali Berishën, duke qenë se në kohën kur PD-ja ishte në pushtet, ai ka shërbyer si shofer i Hysni Burgajt, ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i emëruar nga vetë Sali Berisha. Alban Rama më vonë ka përfituar dhe është emëruar si Oficer i Policisë Gjyqësore.

    Aktualisht, Alban Ramaj është i pezulluar nga detyra për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës.Vete salih karaxhic do te jete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *