• |
ide | kryesore

Nëna e Florian Lamçes: Im bir ishte “ushtar” i Sokol Sanxhaktarit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Nëna



Emisioni “Uniko” trajtoi historinë e vrasjes së Florian Lamçja, ngjarje e ndodhur më 30 Korrik 2020 në një lokal në Elbasan. Të dënuar për këtë ngjarje janë shokët e tij Sokol Shanxhaktari dhe Adriano Hajdari, ky i fundit edhe kushëri i largët i viktimës. Nëna e Florian Lamçja, thotë se djali i saj përdorej si “ushtar” nga Sokol Sanxhaktari.

“Unë kam qenë te një shoqja ime që kishte dyqan, pija aty. Florit i thoshin qorr, faktikisht Flori e kishte çarë syrin që i vogël. Edhe u operua dhe nuk shihte me atë sy. Kur dëgjoj unë, thashë kush po i thërret çunit. Kur kam ikur me vrap, shoh unë një makinë luksoze. Doli ky i shëndoshi, unë u tremba. Ç’a do ti me çunin tim, i thashë? Unë e kam shok, tha.

Ky ishte Koli, dhëndri i Qazim Sejdinit. Çfarë do ti me çunin tim, u tremba. Mori në makinë çunin ky. I thashë, mos ma fut Florin në ndonjë rrugë. Jo o nëna, tha, unë e kam shok. Florin tim ai e ka mbajtur ushtar. Kriminel është ai, jo Flori. Ushtar, e mbante mbrapa. Ik rrif këtë, rrif atë. Për llogari të kujt? Të Kolit, dhëndrit të Qazim Sejdinit. Flori u rrit, kuptonte, u bë i zgjuar. Iku punoi në Itali, u largua nga ky” – thotë nëna e viktimës. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Këtë punë e bënin qajhallarët, “trimat” siç u thosh beu, apo “lanxhot”, “larot”, “zybat”, siç u thoshin me gjysmë goje ata të tjerët, vegjëlia.

    Ja kështu!
    Mitrush Kuteli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *