• |
ide | kryesore

Netflix vazhdon bashkëpunimin me Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider
Balenciaga



Netflix ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga dokumentari “Jeen-Yuhs” i Kanye West.

Platforma ka vendosur të mbajë serialin dokumentar me tre pjesë . Sipas tij, ata nuk janë në biznes me West dhe filmi nuk përmbante ndonjë retorikë antisemitike. “Jeen-Yuhs”, i cili doli në fillim të këtij viti, theksoi jetën personale të West dhe karrierën e tij.

Ndërsa, markat si Balenciaga dhe Vogue kanë hequr dorë nga bashkëpunimet me reperin. Adidas , e cila ka prodhuar dhe shpërndarë markën Ye’s Yeezy për gati 10 vjet vendosi partneritetin e saj me West “nën shqyrtim”. Mirëpo, ende nuk ka folur për komentet e tij shqetësuese.

“Unë mund të them gjëra antisemitike dhe Adidas nuk mund të më heqë”, deklaroi Kanye gjatë një episodi të “Drink Champs”.

Ndërsa marka e veshjeve  nuk ka folur ende, ish familja e West u shfaq në mediat sociale duke kritikuar artistin. Kim Kardashian,  u shpreh se gjuha e urrejtjes “nuk është kurrë në rregull “. Unë qëndroj së bashku me komunitetin hebre.I bëj thirrje dhunës së tmerrshme dhe retorikës urrejtjeje ndaj tyre që të marrë fund të menjëhershëm,” shkroi themeluesja e Skims.

Motrat e saj Khloé Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner dhe Kris Jenner, gjithashtu dënuan sjelljen e tij tronditëse./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/24/vogue-heq-dore-nga-bashkepunimet-me-kanye-west/

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *