• |
ide | kryesore

Njëri grabiti makinën, tjetri keqtrajtoi të miturit, dy të arrestuar në Fier

-Instant, Arkiva, Lajme



Dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e policisë së Fierit. Ndaj 49 vjeçarit me inicialet I. H., , banues në Fier, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 19.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturve” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, njofton policia.

Sakaq 25 vjeçari i arrestuar është shtetasi me inicialet E. M.(H)., po ashtu banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në datën 31.03.2022, me anë të mashtrimit, i ka marrë një shtetasi, automjetin tip “BMË”, me pretendimin për ta riparuar në një servis dhe nuk ia ka kthyer më. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *