• |
ide | kryesore

“Nuk jam larg rikthimit në një pankinë”: njoftimi i Zidane trondit katër pankina elitare

-Instant, Sport
Zidane



Për shumë kohë ishte njeriu më i përfolur për pankinat e mëdha. Tani që po mendon të rikthehet efekti do të jetë po i njëjtë. Intervista për RMC Sport e Zinedine Zidane trajtoi tema të ndryshme por ato në nivel personal ishin më të zhurmshmet. Zizou në fakt ka shpjeguar se sa afër është rikthimi në krye të një skuadre…

Ish-trajneri i Real Madrid tha: “Kur do të rikthehem të stërvis? Do të rikthehem shpejt. Prisni, prisni edhe pak. Shpejt, shpejt. Nuk jam shumë larg kthimit në një pankinë përsëri”, ishte komenti i Zizou. Francezi megjithatë nuk zbuloi asgjë të saktë për kohën dhe, aq më pak, për ekipin, klub apo kombëtare. Deklarata e Zidane gjithësesi nuk ka kaluar pa vëmendje në të paktën pesë pankina elitare. Klubet janë tashmë të vëmendshme dhe trajnerët aktualë po fillojnë që tani të ndjejnë presionin.

PSG është adhuruese e përhershme e Zidane dhe Galtier nëse nuk bën mrekullinë të fitojë Champions mund të hapë lehtësisht krahun. Shumë më në ajër pankina e Allegrit. Juventus mund të dalë që në grupe nga Champions dhe duken larg titullit kampion. Zidane është dëshira e parë edhe e presidentit Agnelli. Në Gjermani Nagelsmann nuk është se po i bën të gjithë dakord te Bayern Mynih, Rezultatet në Champions janë të mira, por në kampionat jo. Sezoni i tij mund të bëhet përcaktues që bavarezët të hedhin sytë për një projekt të madh me Zidane. Edhe Manchester United me mosmarrvëshjet mes ten Hag dhe Ronaldos mund të futet papritur në lojë. Zidane ka qenë gjithnjë i preferuar në anët e Old Trafford e ndoshta ka ardhur koha për ta ulur në pankinë.

BOTËRORI NË KATAR

Në pritje të kthimit, Zidane ka folur më pas për Kupën e Botës në Katar. Në fokus kanë qenë polemikat mbi çështjet e ndryshme të të drejtave të punëtorëve, komuniteteve LGBT dhe grave: “Unë mendoj se duhet të lëmë mënjanë polemikat dhe t’u japim hapësirë ndeshjeve të Kupës së Botës. Për të gjithë tifozët që thjesht duan të shikojnë futboll, kështu duhet të veprojmë. Në çdo rast, çfarëdo që të thuhet, nuk do të jetë kurrë e drejtë dhe nuk do të jetë aq e përshtatshme. Prandaj them që duhet t’i lëmë vend futbollit që të gjithë tifozët të argëtohen”, përfundoi Zidane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *