• |
ide | kryesore

Reciprociteti me Serbinë/ Kurti nuk tërhiqet: Nuk do ketë shtyrje të afatit për targat

Arkiva
albin kurti



Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat. Para medieve ai ka dalë pasi mori pjesë në Samitin rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik. E kemi shtyrë afatin për një muaj, dhe në vend se të jetë data 1 tetor është data 1 nëntor. Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviqit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime RKS”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të përkatësisë serbe që ta shfrytëzojnë kohën e mbetur për t’i konvertuar targat ilegale në RKS.

“Fushata vazhdon, përmes mediave, takimeve me të gjithë akterët që targat RKS të shtohen e ato KM të hiqen. Ne bëjmë më të mirën e mundshme duke mos kursyer energjinë. Këto nuk janë masa kundër serbëve, por për serbët. Jemi të interesuar që të gjithë të jemi të barabartë…Nuk është as hakmarrje, as inat, e as urrejtje. Por, zbatim i ligjit. Kur aleatët e partnerët tanë na japin sugjerime ne i marrim ato shumë seriozisht”, ka shtuar kreu i ekzekutivit.

Shtyrjen e afatit për targat për 10 muaj Kosovës ia kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pasi dëshirojnë tensionim të situatës në veri. Emisari Gabriel Escobar e konfirmoi këtë kërkesë javën që lamë pas. Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka përsëritur këtë ‘nevojë’. BE kërkon që të shtyhet afati për 10 muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *