• |
ide | kryesore

Scholz për Ukrainën: Duhet një plan i ri Marshall

-Instant, Arkiva, Planet
Scholz



Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje për një “Plan Marshall” të ri për të rindërtuar Ukrainën.

Duke folur në një konferencë të Berlinit për rindërtimin e Ukrainës të martën, Scholz tha se sulmet e vazhdueshme me dron të Rusisë përfaqësonin një pikë të re në luftën e saj kundër Ukrainës. Por, kancelari gjerman shtoi se sulmet ishin gjithashtu një shenjë e dëshpërimit të Moskës sa i përket ecurisë së luftës.

Scholz vazhdoi duke thënë se vetë historia e Gjermanisë tregoi se ishte e mundur të rindërtohej edhe pas një lufte shkatërruese.  Për pasojë, sipas Scholz, ishte e rëndësishme të planifikohej për të ardhmen e Ukrainës. Kancelari gjerman u shpreh se e sheh Ukrainën në të ardhmen si një anëtare të begatë dhe demokratike të BE-së.

“Kjo konferencë ka të bëjë me krijimin e një Plani Marshall për shekullin e 21-të”, tha ai.

Plani Marshall ishte një iniciativë e sponsorizuar nga SHBA që ndihmoi në ringjalljen e ekonomive të Evropës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.

Lexo më tej: Von der Leyen: Le të fillojë sa më shpejt puna për rindërtimin e Ukrainës 

Lexo më tej: Kremlini: Jemi të hapur për negociata me Ukrainën 

Lexo më tej: Putin shpall gjendje lufte në katër rajonet e aneksuara ukrainase 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *