• |
ide | kryesore

Shqipëria po plaket, kosto vjetore e pensioneve të reja 76 mln euro në 2023-2025

-Instant, Lajme, Të fundit



Për gjatë periudhës 2023 -2025 skema publike e pensioneve do të shtohet edhe me rreth 45 mijë pensionistë të rinj mesatarisht me rreth 15 mijë në vit. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, kosto financiare nga pensionistët e rinj do të jetë rreth 27 miliardë vit ose rreth 228 milionë euro për 2023-2025, ose rreth 78 milionë euro në vit.

Gjatë dy viteve në vijim skema e pensioneve do të mbulojë më shumë se 830 mijë persona me pagesa, të cilët janë gati sa një e treta e popullsisë banuese në vend. Në tre vitet në vijim nevojitet një mbështetje financiare shtesë vetëm për të paguar pensione.

Përgjatë tre viteve në vijim, rritja e nivelit të përfitimeve të pensionistëve do të bëhet në bazë të indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit dhe të shërbimeve, të përcaktuar në shportën e pensionistëve. Fondet shtesë që nevojiten për indeksimin janë llogaritur 3,5 miliardë lekë në vitin 2023, ,në vitin 2024 rreth 3,6 miliardë lekë dhe 3,7 miliardë lekë në vitin 2025.

Numri i kontribuuesve  me numrin e përfituese pritet të barazohet në vitet në vijim, për shkak se tani po del në pension brezi i bumit të lindjeve në vitet 1950-1960 dhe nga ana tjetër emigracioni masiv i moshave të reja po redukton fuqinë punëtore.

Ministria e Financave përllogarit se sistemi do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura mesatarisht nga 801-835 mijë persona që kanë përfituar dhe përfitojnë pensione publike, pensione suplementare si dhe një sërë të ardhura të tjera të parashikuara me ligje si dhe, vendime të veçanta si dhe vendime kompensuese të Këshillit të Ministrave.

Nga ana tjetër numri mesatar i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore parashikohet mbi 789-866 mijë persona me një rritje në masën 3% në krahasim me vitin paraardhës.

Shkalla e mbulimit të popullsisë në moshë punë (kontribuues / popullsi në moshë pune) do të jetë mbi 43%.

Pjesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndaj totalit të fondeve të alokuara për skemat e sigurimeve shoqërore do të arrijë të mbulojë mesatarisht rreth 64 % të totalit.

 

Raporti kontribues/përfitues në periudhën afatmesme ndryshon nga 1.039

Sistemi i Sigurimeve Shoqërore

Sistemi i sigurimeve shoqërore është fokusuar dhe synon:

 përmirësimin e vazhdueshëm të skemave aktuale, nëpërmjet forcimit të shtyllës publike të pensioneve e forcimit të një lidhje më të drejtpërdrejtë midis kontributeve të paguara dhe përfitimeve të ardhshme,
 futjen graduale të skemave të përfitimeve suplementare të menaxhuar nga subjekte jo publike,
 zhvillimin e forcimin e skemave të sigurimeve suplementare profesionale dhe vullnetare,
 rritjen e eficencës dhe përmbushjes së funksioneve të iSSH-së nëpërmjet shtimit të kapaciteteve drejtuese, informatizimit të sistemit në përgjithësi të proceseve të punës dhe të informacionit arkivor,
 përmirësimin e shërbimit proklient.
Realizimi i objektivave të sipërcituar bëhet përmes menaxhimit me efiçencë dhe efektivitet të tre skemave:

 Skema e Sigurimit të Detyrueshëm:
Mbulon me fonde transfertat për individët nga pensionet publike, rastet e paaftësisë së përkohshme në punë, rastet e barrëlindjeve, rastet e aksidenteve në punë, në momentin e lindjes së të drejtës dhe nevojës për to. Gjithashtu, mbulon mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave nga kontributet e fermerëve dhe të siguruarve vullnetarisht, administrimi i kontributeve dhe i transfertave me destinacion nga Buxheti i Shtetit në buxhetin e iSSH, si dhe administrimin e të gjithë informacionit që lidhet me të drejtat e fituara të kontribuesve në skemën e sigurimit shoqëror të detyrueshëm.
 Skema e Sigurimit Suplementar
Mbulon transfertat fondeve shtetërore për individët që kanë kryer funksione kushtetuese, ish ushtarakët dhe policisë së rendit, si dhe mbështetje për ata individë që kanë statusin e profesorit, naftëtarit, metalurgut, si dhe punonjësve që kanë punuar në miniera.
 Skema Kompensuese të shtetit dhe trajtimeve të veçanta
Mbulon transfertat fondeve shtetërore në buxhetet individuale të pensionistëve dhe personave të tjerë rezidentë që përfitojnë nga programe kompensuese shtetërore ose trajtime të veçanta financiare si personat nën statusin “Dëshmor i Atdheut”, punonjësit e ndërmarrjeve ushtarake, për pilotët fluturues në pension, etj.

Buxheti i iSSH-metodologjia e përgatitjes
Llogaritjet për përgatitjen e buxhetit të iSSH-së bëhen duke përdorur modelin aktuarial afatmesëm, i cili kalon nëpër të gjitha hapat e kryerjes së një parashikimi. Kjo konsiston në:
 mbledhjen dhe analizën e të dhënave;
 hartimin e bashkësisë së supozimeve për periudhën që parashikohet;
 plotësimin e të dhënave në periudhën bazë dhe supozimet në periudhën e parashikimit;
 ekzekutimin e modelit dhe kryerjen e parashikimeve;
 marrjen e rezultateve dhe analizën e tyre./ Monitor



5 Comments

    1. Jo bodrumiste, Shqiperia ka akoma nje % te larte lindshmerie, ndaj nuk eshte si gjithe Evropa. Shqiperia po vuan nga instabiliteti ekonomik dhe shoqeror qe po çon ne emigrimin e rezurseve te saja me te kualifikuara..Rama & Co bo boshon vendin..

      1. Jo more. Vecse shqiptaret emigrojne sipas teje eh? A te keqen e mendjes.

        Emigrimi egziston qe kur ka lindur njerezimi. Fale atij emigrimi u popullua e zhvillua bota.

        Se te ishte per mentalitete katunareske si i yti do kishim mbetur primitive ne Afrike.

        Eshte treg i hapur. Burimet njerezore shkojne aty ku paguhen me shume.

        Apo do konkurosh me Gjermanine zotrote? Do t’i paguash me mire se Gjermania ti? Ekonomia e katert me e madhe ne bote?

        1. Shqipëria ka resurse natyrore të bollëshme për të mbajtur një popullsi pesë herë më të madhe sa e ka sot, nese qeveriset si duhet.
          Është e vërtetë që Shqipëria tejet e varfëruar nga regjimi diktatorial komunist për gati 5 dekada, në sajë të ndryshimit të sistemit në një sistem të konkurencës së lirë kapitaliste, është zhvilluar shumë në ngritjen e nivelit të jetesës edhe në sajë të parave që kanë dërguar emigrantët.
          Por nëse ecet me këto ritme të emigracionit, kemi përmbushurë dëshirën e “antropologëve” naciobal-shovinistë serbë, që teritoret shqiptare të pastrohen etnikisht nga “shiftarët” , siç na quajnë ata ne.
          “Monitor” shtron këtu me të drejtë shqetësimin për rritjen e numurit të pensionistëve nga largimi i pjesës së qytetarëve në moshë të re që punojnë e paguajnë sigurimet shoqërore për vete e për prindërit e tyre.
          Ishte krejtësisht normale që furia e emigracionit të vazhdonte nja 15 vite, duke u bërë një mbështetje financiare për pensionistët e mbetur në Shqipëri, por me këto hapa që vazhdon edhe sot emigracioni, rrezik që të kemi më shumë pensionistë sesa punonjës.
          Ku do të gjenden paratë për pensionet more shoku antropolog ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *