• |
ide | kryesore

U kap me 500 mijë euro/ Shoferi: Unë në burg, pushtetarët të lirë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shoferi



Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Elidon Çelën. Ky i fundit është shoferi dhe njëkohësisht pronari i autobusit të linjës Itali-Shqipëri, ku disa ditë më parë Policia Kufitare në Portin e Durrësit zbuloi dhe sekuestroi 522 000 euro të fshehura në brendësi të autobusit.

Gjatë seancës për vlerësimin e masës bëhet e ditur se i akuzuari për pastrim të produkteve të veprës penale, ka deklaruar se shuma prej 522 000 euro janë produkt i punës së tij të ndershme dhe të familjes së tij dhe se nuk janë të ardhura të grupeve apo personave të inkriminuar në aktivitete të paligjshme.

“Ka pushtetarë që i vjedhin shtetit 4 milionë euro dhe lëvizin të lirë, ndërsa unë në burg me paratë e mia”. U shpreh Çela.

Avokati i tij, Gramoz Lika, tha pas seancës: “Shoferi pretendon se ka 27 vite që punon në Itali familjarisht. Lekët janë kursime ndër vite dhe i kishte sjellë që të investonte në Shqipëri”. 

Ndërkohë, për dy ndihmësit e shoferit Elidon Çela, gjykata vendosi lirimin. Vendimi erdhi pasi rezultoi se nuk kishin dijeni për fshehjen e shumës prej 522 000 eurosh.

Lika u shpreh se vendimi do të apelohet.

Lexo më tej: Si u zbuluan 522 mijë euro në tavanin e autobusit në Durrës 



4 Comments

  1. Berisha iu bën thirrje shqiptarëve të dalin në protestë kundër varfërisë, nusja e tij Armina, bashkë me të birin, shkojnë për pushime në ishullin e pasanikëve, Mykonos.O loqe ti mund ti kesh nga djersa e familjes,por duhet ta kishe mesuar qe eurot duhet ti kaloje ne Banke,por shpellkari shpellkare do ngeli

  2. Ne vendin tend dhe timin ti e di sh mire sesi funksionon! Ku e di ti qe investimi qe ka dashur te bej nuk mund te behj nepermjet cash?????? Kur doli qe cash eshte jasht perdorimit! Edhe nese do te blesh qoft dhe nje apartment ne shqiperi apo te hapesh dicka ti e di sh mire qe paguan dicka nga banka dhe pjesen tjeter njerzit per te shmangur tatimet e vendit tend dhe timit e duan cash! Dmth fillo nje here atje ke shteti jot rregullo problemet pataj gjyko si i mencur! A e di ti qe hakerimet ne republiken ku ti jeton kan pasur akses edhe ne sistemet bankare???? Po se di mesoje! Ka sh e sh arsye pse njerzit perdorin cash dhe nuk jan vetem pislliqet ! Gjithsesi mire eshte te vertetohet gjithcka por po te tregoj qe shpellar ktu je ti!
    Mos na beni sikur na vini nga nga kulla eifel dhe kafen e pi ne shen elize po shifni corben e qelbur qe po hani edhe po gatuani aty ku jeni!

    1. Mirë mor vëlla por problemi është që dhe ti je në shkelje ligjore.Ata shyqyr që ju dole në shteg dhe tani të bëjnë shembull gjoja sikur po luftojnë krimin.Te kish qen noi kriminel do t’a linin dhe do mernin gjobën e tyre!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *