• |
ide | kryesore

Vihet në pranga 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, do të ekstradohet në Itali

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar si pjesëmarrës në organizatë kriminale dhe trafikim i lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë 40-vjeçari Armant Beqiri është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Torino”. Mësohet se gjykata e Torinos e ka dënuar me 6 vite e 10 muaj burgim. Ai u gjykua për veprat: “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Torino”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:

Armant Beqiri, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *