• |
ide | kryesore

Zhdukja e Ervis Martinajt, merren në pyetje Avdylajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ervis



Prokuroria e Kurbinit ka urdhëruar policinë të marrë në pyetje Jasim Avdylaj dhe Astrit Avdylaj për zhdukjen e Ervis Martinajt.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se dy kushërinjtë Avdylaj janë marrë të dy në pyetje në Durrës nga oficerët e policisë së Lezhës për llogari të Kurbinit.

Alibia e tyre dhënë për oficerët e policisë ka qenë monitorimi i vazhdueshëm nga policia.

“Ne jemi në arrest shtëpie jemi të monitoruar nga policia”, mësohet se kanë thënë ata. Më herët është kontrolluar edhe banesa e tyre me vendim gjykate.

Hija e dyshimit ka rënë mbi njerëzit e familjes Avdylaj pasi u tha gjerësisht se gjurmët e Ervis Martinajt ishin zhdukur në Shijak. Pikërisht tek Avdylajt mendohet se ka shkuar për herë të fundit Ervis Martinaj, para se të zhdukej. Zhdukja e këtij të fundit që prej datës 10 gusht të këtij viti ka shkaktuar një telenovelë lajmesh që ka mbërthyer publikun. Debatet për zhdukjen e tij lidheshin me faktin nëse është eliminuar apo e ka inskenuar zhdukjen e tij. Sot, dy muaj e gjysëm më pas, ende nuk ka një përgjigje zyrtare për fatin e Martinajt. ©Lapsi.al

Lexo më tej: Kontrollohen disa banesa në Shijak për Martinajn 

Lexo më tej: Salianji-Çuçit: E lajmëruat Vis Martinajn 5 minuta para se të shkonte policia në hotel 

Lexo më tej: Mesazhi i Ramës për Ervis Martinajn: Jua dimë targat e makinave (VIDEO) 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *