• |
ide | kryesore

Ambasadori britanik: Në listën tonë “non grata” edhe biznesmenë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ambasadori britanik



Ambasadori britanik, Alastair King-Smith thotë se ka një listë të gjatë të personave shqiptarë të shpallur non-grata nga vendi i tij. Megjithatë ai këmbënguli se emrat nuk mund të zbulohen. Në një intervistë në News 24, diplomati britanik tha se mes këtyre emrave nuk janë vetëm politikanë, mund të përfshihen biznesmenë, ose të tjerë që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me një parti politike.

“Ne nuk e specifikojmë numrin e individëve kur bëhet fjalë për veprimet për veprimet përçarëse të emigracionit. Por ajo që mund t’ju them, është se ne kemi një qasje të ekuilibruar. Kjo nuk ka për qëllim një grup individësh apo një parti politike, por mund të përfshijë politikanë. Mund të përfshijë edhe një biznesmen.

Mund të përfshijë të tjerë që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me një parti politike. Por gjëja e rëndësishme është të përqendrohemi në mënyrën se si këto masa mund të ndihmojnë në sigurimin e përgjegjësisë dhe përfundimin e mosndëshkimit për krimin dhe korrupsionin, por edhe të veprojnë si një pengesë, shpresojmë, për të ardhmen” – tha ambasadori britanik.

LEXO EDHE: “Non Grata” nga Britania/ Berisha: Akt korruptiv i ambasadorit

“Ata mund t’i përkasin çdo kategorie. Nga biznesi te politikanët. Mund të jenë të tjerë. Kriteri është ai i atyre që nuk konsiderohen më të dobishëm për të mirën publike të popullit britanik dhe që për këtë arsye nuk janë më në gjendje të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar” – shtoi King-Smith.

“Ne nuk zbulojmë emra apo numra. E jona është një qasje e ekuilibruar ndaj këtyre gjërave. Kjo nuk është një qasje e drejtuar ndaj një grupi njerëzish apo një partie politike dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë qasje të balancuar, jo vetëm për Shqipërinë. Është diçka që ne po e aplikojmë më gjerësisht në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe globalisht dhe kjo do të rritet.

Këta mekanizma përgjegjësie, si për sa i përket veprimeve përçarëse ndaj imigracionit, ashtu edhe për sa i përket sanksioneve globale kundër korrupsionit dhe masave të tjera, janë një politikë e fortë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Dhe ne shpresojmë të shohim më shumë nga këto veprime në të ardhmen” – tha ambasadori.

Deri tani dihet se në listën non grata të Britanisë së Madhe është ish-kryeministri Sali Berisha. Ai e zbuloi vetë përfshirjen në këtë listë. Berisha e ka quajtur këtë vendim një akt korruptiv ku ka përfshirë ambasadorin britanik, kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj. ©LAPSI.al



7 Comments

    1. “Kriteri eshte se nuk jane me te dobishem per popullin britanik”, cdo te thuash me kete o dickhead, kujt i plas dick-u o proud to be double, sa qindra shqiptare i shpallni non-grata cdo dite duke i refuzuar vizat sepse nuk te japin zarfin me 10.000£ o i korruptuar, KAQ!

  1. Ambasador i degjeneruar
    Prit se jane edhe nja 500.000 shqiptare te tjere per te ardhur por fajin o idiot nuk jua ka Berisha por mafia ne pushtet qe nuk premton asgje pozitive per kete vend.
    Te gjithe me droge se Anglia eshte vend i arte

  2. Klloun që as nuk skuqet as nuk zverdhet kur u ben thirrje shqiptarëve të mos ikin në Britani me gomone!!
    Ti mbase ke halle të tjera(biznesi) po para se të bësh agjentin 007 bëji thirrje qeverisë tu mbushi barkun me bukë njerëzve, mos të vjedhin votat dhe mos të vjedhin drejtësinë!!
    Se po ndodh eksod Biblik

  3. “Kriteri eshte se nuk jane me te dobishem per popullin britanik”, cdo te thuash me kete o dickhead, kujt i plas dick-u o proud to be double, sa qindra shqiptare i shpallni non-grata cdo dite duke i refuzuar vizat sepse nuk te japin zarfin me 10.000£ o i korruptuar, KAQ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *