• |
ide | kryesore

Video/ Champions me vetëm tre të panjohura: Bayern shkel me këmbë Barcelonën, VAR i heq fitoren Tottenham

-Instant, F1, Sport, Video
bayern



Nuk zhgënjejnë pritshmëritë Napoli e Bayern Mynih që ruajnë rekordin e vetëm fitoreve në fazën e grupeve. Skuadra e Spalletti mban në distancë Liverpool, përpara betejës së fundit për vendin e parë. Bavarezët bënë tris golash në Camp Nou, duke i lënë shijen e hidhur Barcelonës me asnjë goditje në portë. Komplikohet për Conte i tërbuar në fund për golin e anulluar Kane. Tottenham gjithësesi i shpëtoi humbjes përballë Sporting, por Grupin D është i gjithi për tu vendosur në raundin e fundit. Vetë tre skuadra mbeten për tu përcaktuar në 1/8 e dy janë në grupin D.

GRUPI A

Vazhdon rrugëtimi fantastik i Napoli në Europë. Pasi ka arritur aritmetikisht në 1/8, në raundin e pestë të Champions League, skuadra e Spallettit mposhti Rangers 3-0. Italianët mbeten në krye të Grupit A me 15 pikë (Liverpool -3) dhe hedh një hap të sergurt drejt vendit të parë. Në Maradona, të kaltërve iu deshën vetëm një çerek ore për të mbyllur historinë. Pas disa minutash studimi, Simeone u kujdes për t’i jepte drejtim ndeshjes me një dygolësh (11′ dhe 16′). Më pas Ndombelé tundi traversën, por trisi erdhi në pjesën e dytë me Ostigard (80′). Në ndeshjen e fundit me Liverpool, Spalletti ka tre pikë avantazh dhe golavarazhin në favor. Gjithnjë nëse nuk humbet me goleadë.

Anglezët e Klopp triumfuan 3-0 ndaj Ajax. Holandezët dominuan në pjesën e parë, por Liverpool kaloi në avantazh. Harkëtarët humbën shansin me Berghuis, i cili goditi shtyllën, pastaj gaboi edhe Tadiç. Reds kaluan përpara në rastin e parë të vërtetë. Henderson shërbeu për Salah, që befasoi Pasveer me një prekje nga poshtë. Britanikët nga ana e tyre goditën një shtyllë me Darvin Núñez dhe shkuan në pushim në avantazh. Uruguaiani u përmirësua në fillimin e pjesës së dytë, me një goditje me kokë që shënoi 2-0 në minutën e 49. Pastaj, tre minuta më vonë erdhi 3-0 që mbylli sfidën nga Elliott. Përfundoi kështu, Liverpool fitoi 3-0 dhe ngjitet në 12 pikë, në prag të ndeshjes së kthimit kundër Napolit me pikë të plota.

GRUPI B

Eliminohet Atletico Madrid, që i thotë lamtumirë Champions League me barazimin 2-2 ndaj Bayer Leverkusen. Colchoneros shkuan menjëherë në disavantazh, në rastin e parë për aspirinat. Diaby heshti Ëanda Metropolitano duke shënuar 1-0 në minutën e 8′. Simeone ngriti tonet dhe barazimi erdhi me Carrasco. Belgu befasoi Hradecky nga jashtë zonës në minutën e 22′. Faza mbrojtëse e spanjollëve, megjithatë, nuk është aspak e përsosur dhe në të 27 erdhi avantazhi i ri për djemtë e Xabi Alonso. Hudson-Odoi firmosi parakalimin e dytë gjerman. Oblak mbajti në lojë spanjollët dhe Colchoneros u kthyen në lojë në minutën e 50-të, me Rodrigo De Paul. Raste në të dyja anët e në fund të ndeshjes ndodh gjithcka. Pas fishkëllimës së fundit, gjyqtari shikoi në VAR dhe akordoi penallti për prekjen me dorë të Hincapié. Portieri Hradecky priti goditjen e Carrascos duke lënë jashtë Championë të dyja skuadrat.

GRUPI C

Në grupin e Interit, Barcelona luajti duke e ditur se ishte e eliminuar duke u mposhtur pa rezistencë nga Bayern Mynih. Përfundoi 3-0 për gjermanët me spanjolët që nuk goditën asnjëherë portën. Raundi i fundit do të jetë thjesht një formalitet. Bayern i pari dhe Interi sigurisht i dyti. Barça zbret në Europa League dhe Viktoria Plzen tashmë jashtë çdo gjëje. Në “Camp Nou” dominuan njerëzit e Nagelsmann, duke shfrytëzuar të gjitha pasiguritë e mbrojtjes kundërshtare. Avantazhi në minutën e 10 mban firmën e Sadio Mané, që mposhti ter Stegen. Skena u përsërit në minutën e 31-të, me dyfishimin e Choupo-Moting. Bayern gjithashtu shkon pranë golit të tretë, me ter Stegen që evitoi goditjen e Musiala. Në pjesën e dytë, nga ana tjetër, bavarezët panë ti anulohej 3-0 i Gnabry për pozicion jashtë loje. Por në shtesë erdhi 3-0 i Pavard. Barça jashtë pas një merkatoje faraonike, Barça dhe Interi në raundin e dytë.

Lexo më tej: Video/ Inter rrëmben kualifikimin me poker, Barcelonës i lë Europa League: Porto trondit 4-0 Brugge

GRUPI D

Grupi D vazhdon të jetë më i balancuari në Champions League. Në raundin e fundit skuadrat janë të grumbulluara në dy pikë distancë e mund ta mbyllin të parat ose të fundit. Përfundon 1-1 mes Tottenham dhe Sporting. Spurs duhet të bënin lojën, por në minutën e 22 Marcus Edwards, ndëshkoi ish-skuadrën e tij. 1-0 për Sporting por në pjesën e dutë Conte shkundi të tijtë. Spurs shtynë përpara dhe Adan shpëtoi ekipin e tij duke neutralizuar konkluzionet e Kane, Dier dhe Doherty. Barazimi i merituar i Spurs erdhi në minutën e 80-të me Bentancur, me një goditje me kokë në këndin e Perisic. Në shtesë, goli i fitores i Kane u anulua, duke tërbuar Conte që u përjashtua.

Gjithçka rihapet në këtë grup, sepse Eintracht mposhti Olympique Marseille 2-1. Mikpritësit kaluan menjëherë përpara, të shtyrë nga publiku i tyre që kërkonte kualifikimin. Kamada shënoi 1-0 në hyrje të zonës, por OM nuk u dorëzua. Francezët barazuan në minutën e 22-të me Guendouzi, autor i një futjeje efektive në zonë. Por në minutën e 27 vjen avantazhi i ri i gjermanëve. Kolo Muani shënoi me finesë, pas një trekëndëshi të shkëlqyer me Götze. Në pjesën e fundit, presingu i Marseille impenjoi seriozisht Trapp që ndali konkluzionet e Harit. Portieri, edhe në fillimin e pjesës së dytë, i mohuar dy herë golin e barazimit Alexis Sanchez. Eintracht fiton, duke u bashkuar me Sporting me 7 pikë në vendin e dytë. Tottenham kryeson me 8 pikë, ndërsa OM është i fundit me 6. Gjithçka mund të ndodhë.

REZULTATET E MBRËMJES

Champions League Group A
Ajax 0-3 Liverpool
Napoli 3-0 Rangers
Champions League Group B
Club Brugge 0-4 FC Porto
Atletico Madrid 2-2 Bayer Leverkusen
Champions League Group C
Inter 4-0 Viktoria Plzen
Barcelona 0-3 Bayern Munich
Champions League Group D
Eintracht Frankfurt 2-1 Marseille
Tottenham Hotspur 1-1 Sporting CP



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *