• |
ide | kryesore

Berisha i përgjigjet Eskobarit: Veprimet tuaja e të ambasadores Kim tregojnë se vendimi ishte politik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Primaret



Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar një ditë pas intervistës që Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Gabriel Escobar dha për Zerin e Amerikës, gjatë së cilës u pyet edhe për “non gratën” e ish-kryeministrit.

Sali Berisha, përgjigje Zëvendës Asistent Sekretarit të Shtetit Gabriel Eskobar

Gënjeshtra dhe shpifja sado që të përsëriten, nuk bëhen as më të besueshme, as më të bukura; e kundërta ndodh me to.

Dje, zëvëndës asistent sekretari i shtetit, z. Gabriel Eskobar përsëriti shpifjet ndaj meje përmes Zërit të Amerikës, por si gjithmonë, duke mos percjellë dot qoftë edhe një fakt të vetëm.

Lidhur me këtë sulm theksoj dhe njëherë sa vijon:

Dezignimi i Sali Berishës pa asnjë provë, fakt apo dokument përsëris se është rezultat i lobimit korruptiv mafjoz të Edi Ramës dhe protegesë së tij George Soros, si hakmarrje e verbër politike pasi unë në vitin 2017 kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros dhe kam kundërshtuar projektet e tij të ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, kam kundërshtuar Ballkanin e Hapur si projekt serbo rus, si dhe reformën e drejtesisë, e cila sot ka shndërruar drejtesinë shqiptare në një degë të diskretituar para shqiptarëve të ekzekutivit të vendit.

Shpallja ime non grata 8 vite pasi kisha hequr dorë nga çdo rol udhëheqës dhe vendimmarrës në Partinë Demokratike, por me një autoritet moral mes demokratëve dhe në shoqërinë shqiptare, kishte dhe ka si qëllim kryesor të ndihmohej qeveria e Edi Ramës, e cila është me e korruptuara në Europë, dhe të dëmtohej opozita shqiptare e të përbaltej trashëgimia e saj 30 vjeçare.

Për të gjitha këto, Sali Berisha ka deklaruar në krye të rradhës se në momentin kur sekretari i shtetit ose çdo agjensi tjetër e SHBA apo e çdo vendi tjetër mbi tokë, do të paraqesë një provë, dokument të vërtetë të vetëm që fakton akuzën e z. Blinken për korrupsion ndaj tij, ai do të merrte çdo vendim kundër vetes së tij, përfshi këtu largimin përfundimtar nga jeta politike.
Por, ju siguroj se askush dhe asnjë vend në botë nuk kanë dhe nuk do të kenë gjë tjetër përveç shpifjeve dhe trillimeve të mediave të George Soros dhe raporteve me trillime të Edi Ramës.

Meqënëse z. Eskobar në mënyrë të përsëritur u bën thirrje institucioneve shqiptare të krijuara nga reforma sorosiane të hetojnë akuzat ndaj meje; unë i bëj thirrje atij të respektojë minimalisht kërkesat që ju vijnë nga kongresi për të bërë transparencë për këtë vendim të bazuar totalisht mbi shpifje!

Në deklaratën e tij z Eskobar thotë se vendimi nuk ka qenë politik, por në fakt, jo vetëm mungesa e fakteve dhe e transparencës por mbi të gjitha, instrumentalizimi i këtij vendimi është prova më e fortë e substancës, qëllimit madje dhe aktorëve politikë që qëndrojnë pas tij!

Kjo është parë qartë në deklaratat groteske të ambasadores suaj e cila kërcënonte demokratët që mbështesnin Berishën se do të hanin bar!
Tek kërkesa brutale, absurde dhe në dhunim flagrant me sovranitetin e vendit që Sali Berisha të mos futej në parlament!
Tek ndërhyrjet në kundërshtim me Konventën e Vjenës në zhvillimet e brendshme brenda Partisë Demokratike, deri tek thirrjet e hapura ndaj elektoratit se për kë duhet të votojnë, apo presionet ndaj gjykatave për ta bërë shumicën pakicë, të gjitha këto në kundërshtim me sovranitetin e Shqiperisë, ligjet e vendit dhe konventave ndërkombëtare.

Nëse vendimi juaj nuk do të ishte politik, asgjë që ju dhe ambasadorja juaj keni bërë më pas nuk do të kishte qenë e nevojshme, por veprimet tuaja së bashku me mungesën e fakteve dhe transparencen tregoi krejt të kundërtën.

Por, pavarësisht nga këto ndërhyrje dhe ndërhyrjet direkte të Edi Ramës dhe ambasadores Yuri Kim në vendimet e gjykatave kundër PD mbështetja për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike tashmë të Rithemeluar mbi bazën e vlerave të saj konservatore është më e madhe se asnjëherë në 9 vitet e fundit, dhe asgjë nuk mund ta ndalojë atë për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi absolutar i Edi Ramës që kontrollon sot të gjitha pushtetet në Shqipëri dhe ka sot, falë mbështetjes së George Soros, 10 përqind me shumë pushtet seç kishte diktatori i fundit komunist në Europë.

Së fundi, dua të sqaroj opinionin se ata që mbështesin Sali Berishën janë burra dhe gra që përmbysën diktaturën, e cila në vend të votave u ofronte bar; janë të rinj dhe të reja që nuk duan të largohen nga Shqipëria. Të gjithë ata nuk pranojnë gënjeshtrën për të vërtetë, shpifjen për realitet dhe as të delegojnë ndërgjegjen e tyre. Ata kane mirënjohje të pakufijshme ndaj SHBA për rolin e saj historik në sovranitetin e Shqiperisë dhe të Kosovës, por ata janë patriotë dhe nuk mund të pranojnë kurrë që dikush tjeter përveç qytetarëve shqiptarë të caktojnë deputetet e parlamentit të tyre. Ata kanë qenë dhe janë pro-amerikanë që besojnë në vlerat e larta të lirisë dhe demokracisë që ndajnë me kombin amerikan.

Demokratët shqiptarë vijnë shumë krenarë për kontributet e tyre në këtë 100 vjetor të marrdhënieve shqiptaro-amerikane dhe të vendosur të japin dhe më shumë për miqesinë midis dy vendeve tona në 100 vitet që vijnë.



17 Comments

  1. Sali Berisha mprehu shpaten/

    dhe nje here o per situaten/

    kjo eshte shpata qe u rri tek koka/

    gjithe armiqve o qe ka bota

    Ja paska zhytur shuuume felle Amerika kesaj rradhe!
    Felle e me felle e me suksese te metejshme! 😀

      1. Patjeter, patjeter…

        Shkemb graniti ne buze te Adriatikut.

        PS: Vazhdoni me kete mentalitet se zorren e trashe jua kane shkerdhyer deri ne fund.
        Edhe nje cik edhe do jua nxjerrin koken e karit nga goja. 😀

    1. Foltorja dhe PL u shkrinë si parti me kandidatura të përbashkëta, që përveç kandidatit për kryetar bashkie, kanë folur edhe për kandidatin për kryetar të këshillit bashkiak. Kjo e fundit ishte një ekzagjerim, por që Meta e tha pikërisht për të poshtëruar Sali Berishën…Karmina dhe xeni ne muajin e mjaltit,Mikonos ju hani mut salih metaj

  2. Nuk eshte vendim politik z.Berisha , ata rane ne gracken e ngritur nga Rama , propaganda dhe grupi i tij i hijenave . Donin te sundonin te qete edhe per 20 vjet te tjera , kerkuan ti nxirrnin geshtenjat nga zjarri me duart e amerikaneve . Kam idene se Amerikanet tashme e kane kuptuar por krenaria e tyre nuk i lejon te bejne mbrapa kthehu dhe sidomios te qenit superfuqi nuk jua lejon kete kthim mbrapa . Respekte gjigant !Erdhi koha te lash mekatet dhe gabimet e mepareshme , beje me te miren tende per kete popull dhe komb te shumevuajtur .

  3. Amerikanet pelqejen ate qe I lepijen ne vendet e pista dhe edvina krrriiistaqiiii per kete eshte profesionist
    Forca Doktorr

  4. Brilante Berisha
    Mos caj koken per Kimet dhe Escobarin pasi ke popullin me vete kunder mafies vendase dhe nderkombetare
    Si pune e Eskobarit kemi pare shume se ikin e vijne por populli shqipetar mbetet
    Solidaritet te plote me Berishen

      1. Jorgos PalleKarit realiteti i hidhur është që Shqiptarët jetojnë shumë herë më keq sesa në kohën e Saliut .
        Dhe nuk po flas për ëndërra europiane që t’i e di sesa përparim është bërë në këto 10 vite pas refuzimit të shpirtziut për të votuar 3 ligjet e famshme .
        Endërra për tu bërë si Europa përfundoi në ëndërren për të arritur Ballkanin në standardet e jetesës, drejtësinë e kapur nga partia shtet nëpërmjet veglave si kunati i Mimit dhe shokët xhelatë të komunizmit.
        Zgjedhjet e fituara në tavolinë me kodoshlleqe ligjore dhe kriminale, miliardat e flakura dëm për të mbajtur pushtetin me çdo kusht janë e zeza e këtij vendi që e tregon 1 milion përqind fakti që kush gjen mundësinë më të parë do të iki edhe duke rrezikuar jetën me gomone, shifra numrash të frikshme!
        Presidentin Biden gjithmonë e kam adhuruar kur ishte i ri, por tani që ai është i vjetër dhe nuk gjen dot rrugën e kopështit në shtëpinë e bardhë dhe ka hallet e Amerikës mbi supe nuk është se do i çahet shume k@ri a mbushin dot barkun me bukë shqiptaret, a i vjedhin apo a kanë drejtësi të pa kontrolluar nga regjimi!
        Me këtë punë merren burokratët poshtë tij
        Dihet botërisht që familja Blinken ka miqësi familjare me spekullantin ndërkombëtar Soros i cili i ka futur hundët në çdo hale përfshi Sri Lankan, vendi ku dhe uriah fiku bëri praktikën si të zhysesh në varfëri dhe të nënshtrohet një komb!
        Ambasadoret e huaj në Shqipëri kanë parë mundësinë e artë për të përfituar.
        Që nga Vlahutin me vilën në rolling hills që u ble shumë shtrenjtë me letra plus marrëveshjet e nëndheshme.
        Që ambasadori britanik të jetë aq i verbër dhe mos të kuptojë dot se ca mund t’i fusin shqiptaret barkut me këto cmime dhe të jetojnë në këtë qytet që apo ngelet jo me ndonjë rrip tokë po as ajër për të marrë frymë do të thotë që të jetë qorri i bibës dhe naivi me i madh i Britanisë…
        Si klloun del ambasadori britanik dhe thotë mos ikni me gomone, nga ana tjetër fajin që ikin me gomone e ka Saliu…
        Prandaj lidhen me qeveritarët, perqafohen dhe dhurojnë buzëqeshje të ëmbla..
        Në Britani për dieta parlamenti dhe hoteli deputet i qërojne nga politika, nuk bën dot korrupsion kollaj.
        E keni parë sa kryeministra dhe ministra të brendshëm janë ndërruar.
        Prandaj fatkeqësisht burokratët e vegjël ndërkombëtare joshën se e dinë që kurre nuk do u bjerë me rasti të jenë në një Sri Lanka europiane të dytë për të bërë para nën dhe!
        Unë votova nismën thurje ( sinqerisht) duke shpresuar për ndërrim elitash të plotë ( jo Alibeaj me shokë që janë gomarë të vjetër në ish qeveritë e shkuara) dhe ishte votë e çuar dëm.

        Sa të ketë Edvin dhe Uriah do ketë dhe Sali se është antidota e helmit, në këtë treg që është!
        Këtë e vërteton katërcipërisht fakti që patronazhistet ditë e nate i bëjnë lavde gojore Saliut.

  5. Aman o Berishe, edhe bytheqire je edhe e kruan kote, lere mos e ngacmo mutin se vine era, edhe gezohu nje loje domino me Meten, se te dy nje mut jeni spiuna, edhe te ndyre edhe te dhjere

  6. Akuzat e Berishës, ambasadori britanik: Nuk iu përgjigjem personave të korruptuar dhe të lidhur me krimin.Lumneshi

    1. Qenka i zgjuar ky o lum miku
      Po më ke flet ky në Shqipëri?
      Vetëm me kurvat?
      Se raportet e DASH thonë vend i korruptuar sa më sa s’ka, pastrim parash zona gri e plot të tjera si këto..
      Kujt i përgjigjet ky? Dybekut, dollarit? Apo të dyjave?

  7. Fjalet e z.Kim, fjalet e z. Eskobar, vete teksti i shpalljes non-grata i drejtohet pike se pari elektoratit dhe

    mbeshtetesve te PD-se me qellimin per te demtuar autoritetin moral te Sali Berishes. Pse ishte i

    nevojshem ky demtim 8 vjet pasi ai kishte dorezuar celsat e cdo pushteti real si ne shtet ashtu edhe ne

    parti ?

    Ne betejat elektorale te 2013 e ne vazhdim, Rama kishte dale fitues. Por perdorimi i i paskrupullt

    i cdo mjeti sipas shprehjes se Makiavelin” Qellimi justifikon mjetin” duke filluar me “aleancen e

    qelbesirave”, me perdorimin e personave e rrjeteve kriminale per qellime elektorale, perdorimin e

    shetit e te fuqise se tij per te blere zgjedhjet para se te shkohej ne kutine e votimit, perpjekjet dhe

    deri diku suksesi ne blerjen e opozites, kishin bere qe megjithese pushteti i Rames ne shtet mund te

    konsiderohej apsolut pasi ai eshte “vete Vali e vete Kadi” dhe e kosideron shetin sipas shprehjes se

    Luigjit te 14-te ” Shteti jam Une”, e kishin rrenuar ne menyre te parikuperueshme autoritetin moral

    te KM-se . Ne syte e gjithe shqiptareve sot KM-ja eshte koka e korrupsionit, e mafies shteterore,

    e lidhjes me krimin e organizuar, e uljes se nivelit te jeteses e degjenerimit te qeverisjes, e shpopullimit

    te vendit, e pabarazise dhe e polarizimit shoqeror.

    Viti 2013 dukej i larget sa hena, “njemije shuplakat” kishin bere qe ne vend te rregulloheshin vetullat

    te nxirreshin syte. Socialistet, media, sponsoret nderkometare ngriten statujen e nje artisti e liberali ne

    piedestalin e pushtetit. Por kur statuja u zbulua na doli se ishte nje demon. Nje demon sidoqofte

    dobiprures per ata qe e sollen dhe duan ta mbajne ne pushtet. Nga kush rrezikohej ky demon qe

    i kishte mundur te gjithe ne fushen e betejes dhe horizonti dukej pa kundershtare”.

    Ky rrezik vinte nga autoriteti dhe morali qe percillte vete qenia e Sali Berishes ne kontrast te

    thelle me ate te KM-se”

    Askush, edhe kundershtaret me te eger nuk vene ne dyshim integritetin moral te Sali Berishes,

    i cili ishte kthyer ne nje mit. Dhe dihet se betejat me mitet jane te humbura,

    Ne kete fushe betej perceptimesh te gjitha mjetet qe KM-ja perdor ne betejat eklektorale si

    presioni i krimit mbi zgjedhesit, perdorimi i pushtetit per mposhtjen e kundershareve politike,

    blerja e votave dhe e opozites kthehen kunder tij. KM-ja duket perfundimisht i humbur. Dhe

    humbja ne kete beteje con ne menyre te pashmaneshme ne humbjen nje dite te pushtetit.

    KM-ja dhe sponsoret shikonin te lemerisur humneren morale ku kishte rene. Dhe ja ku erdhi

    zgjithja, nje “Deux ex makina”. KM-ne nuk mund ta nxirrnin kurre nga humnera ku e kishte futur veten

    por duhej futur doktori ne humnere. Duhej shpallur -non grata- per korrupsion, pa fakte, pa dokumente

    pa prova as dje, as sot dhe as neser.

    Mungesa e provave, e dokumenteve e fakteve edhe pas nje viti e gjysem nga shpallja non grata nga

    njera ane dhe perkrahja pa rezerva e KM-se qeverisja e te cilit eshte deklaruar nga vete ata si nder

    me te korruptuaarat ne bote, kane bere efekt te kundert, autoriteti moral i Sali Berishes eshte rritur

    ndersa autoriteti moral i SHBA-se per kete rast eshte rrenuar.

  8. Sali Berisha eshte i tredhur nga Edi Rama.

    Sali Berisha ka humbur burrerine. Sali Berisha eshte kurva e Edi Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *