• |
ide | kryesore

Berisha zbardh marrëveshjen me Metën për zgjedhjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
zgjedhjet



Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për takimin me kryetarin e Partisë së Lirisë dhe bashkëpunimin për zgjedhjet lokale. Në një intervistë për A2CNN, Berisha tha se nuk diskutuan për emra konkretë, por vetëm për modalitetet. Ndërsa për aleatët e tjerë, Berisha tha se ka nisur diskutimet që edhe ata të përfshihen në këtë proces.

“U diskutua për aleancën. Natyrisht do jetë marrëveshja ajo që do përcaktojë modalitetet e kryetarëve të bashkisë dhe kryetarëve të këshillit. Çfarë përcakton kjo marrëveshje? Modalitetet e garës elektorale për zgjedhjet vendore. Sinqerisht nuk kemi diskutuar emrat sot. Ajo që ka rëndësi kapitale, zoti Meta deklaroi se pranon plotësisht primaret. Shprehu interes që forcat të sjellin referendumin dhe primaret në Shqipëri” – tha Berisha.

Ai u pyet edhe garën për Bashkinë e Tiranës ku deri tani janë përfolur: Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe Gert Bogdani.

“I përgëzoj të gjithë ata që marrin vendimin për të garuar për kryeqytetin. Ata janë kandidatura të pakrahasueshme. Një person që sot personifikon më shumë se çdo gjë tjetër, hajdutin e parë të kryeqytetit. Vlerësimi im është maksimal për të tre.

Me Metën nuk kemi diskutuar për kandidatura. Ilir Meta ka mbështetur plotësisht primaret. Është e një rëndësie të madhe për mua. Gjithçka do të diskutohet së bashku me aleatët. Edhe me Idrizin do negociojmë, edhe me Shehin do negociojmë” – tha kreu i PD-së. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Akuzat e Berishës, ambasadori britanik: Nuk iu përgjigjem personave të korruptuar dhe të lidhur me krimin,Lumneshi.metaj i kerkoje salihut kryetarin e keshillit bashkiak kusht i detyruar,por ligji i spiuneve do e dergoje spiunin metaj ne skrapar

  2. Berisha eshte interesant kur shprehet “Sinqerisht”!!!! Ne qofte se berisha do i caktoje kandidatet per kryetar bashkie me fjalen primare duk e di se per çfare po diskutojne grupi i deputeteve me Paloken? Berisha deri ne fund do beje pazar per interesin e tij e e ashtuquajtura primare eshte thjesht nje gjethe fiku.

  3. Është e papranueshme që të vetmet gara që bën PD i ka gara mes vetes. Nga 2013 e sot, kemi Bashën që mund Olldashin, por jo Ramën! Bashën që mund më thellë Selamin, pasi e kishte mundur Rama shumë më thellë! Basha që mund Harxhin, Shehajn dhe Kadillin!
    Tani kemi Berishën që mund Bashën, por humbet përballë Ramës në 6 mars! Kjo opozitë, me këtë lloj sjellje politike dhe të funksionuari, PD, përveç shansit matematik, shanset për të fituar zgjedhjet lokale janë pothuajse zero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *