• |
ide | kryesore

Britney Spears sulmon Selena Gomez: Hipokrite

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears ka sulmuar së fundmi Selena Gomez.

Ajo kritikoi këngëtaren për një fjalim që mbajti  në American Music Awards 2016.“Nuk dua t’i shoh trupat tuaj në Instagram. Dua të shoh se çfarë ka këtu”, thotë Gomez, ndërsa i bën shenjë zemrës së saj. “Unë nuk jam duke u përpjekur të marr vërtetimin dhe as nuk kam më nevojë për të.”

Spears citoi fjalimin në Instagram përpara se të shprehte përçmimin e saj për ‘fjalimet e drejta’ dhe gratë që ‘turpërojnë’ gratë e tjera.

‘A nuk ju acarojnë gratë që flasin për bindjet e tyre për të mos shfaqur trupin në instagram ? “Ato thonë: “Kjo nuk është diçka që unë do të bëja” por ,ato gra janë pikërisht ato që marrin para nëpërmjet videove duke lëpirë akullore”, shkroi Spears duke iu referuar këngës së Gomez Ice Cream. Videoja muzikore  u publikua në gusht 2020 dhe përmbante pamjet vizuale të Gomez, si dhe të anëtarëve të BLACKPINK duke ngrënë akullore.

Spears vazhdoi: Kështu që herën tjetër që shoh dikë me këto  video duke mbajtur fjalime të drejta, duke turpëruar gratë e tjera për ekspozimin e trupit të tyre, do të doja t’u thoja: Mos u bëni hipokrit. Menjëherë pas postimit, fansat shprehën habinë e tyre pasi Selena ishte e ftuar në dasmën e saj. Madje dy muaj pas martesës, Britney falënderoi këngëtaren që i uroi lumturinë. ‘Faleminderit Selenës që më tha se gjithçka që dëshiron është që unë të jem e lumtur. Ishte një dasmë shumë shumë e veçantë”,shkruajti ajo./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *