• |
ide | kryesore

Camilla, e shqetësuar nga portretizimi i saj në “The Crown”.

-Instant, Paparazzi, Slider



Camilla Parker Bowles është jashtëzakonisht e shqetësuar nga portretizimi i saj në serialin, “The Crown”.

Queen Consort  është aq e tronditur nga përshkrimi i saj  saqë nuk mund  ta shikojë”, i tha një burim i brendshëm autores Angela Levin në “Camilla :From Outcast to Queen Consort.”

Biografia tregon ngritjen e Camilla-s nga e dëbuar mbretërore në një nga shoqërueset më të afërta të Mbretëreshës Elizabeth II. “Kur një histori e caktuar kohore rishikohet nga shtypi, televizioni , kjo i shkakton asaj shumë stres ” tha një burim. “Kjo është e vërteta. Por, as ajo dhe as Charles nuk do të flasin për këtë. Sipas saj, Diana paraqitet si viktimë në serial, ndërsa Camilla, si një grua e ligë.”

Insajderi këmbëngul se Queen Consort ishte “përfolur si “shkatërruese e martesës” pas sezonit 4 . Sezoni detajonte trekëndëshin e dashurisë së viteve 1980 ,shkruan Levin.

Shikuesit reaguan negativisht ndaj shfaqjes së Camilla si gruaja tjetër. Madje, llogaria e çiftit në Clarence House në Twitter pa një rritje “të konsiderueshme” të ofendimeve, duke bërë që seksioni i komenteve të mbyllej pas publikimit. “Unë mendoj se ajo që  duhet të jetë ende e vështirë për të, janë kujtimet e kohërave të këqija të viteve ’80 dhe ’90,” tha një ish ndihmës i Charles.  Pjesa më e madhe e asaj historie bazohet në të pavërteta në rastin më të keq. Në rastin më të mirë, në një version tjetër të historisë./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *