• |
ide | kryesore

Fenwick refuzimi që e bëri të humbasë… tetë milionë euro: “Diego donte të më jepte fanellën, por nuk pranova”

-Instant, Sport
Fenwick



E quajnë “fanella prej tetë milionë euro” ose më saktë shtatë milionë paund. Fanella që Diego Armando Maradona veshi në ndeshjen kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986, doli në ankand disa muaj më parë. Rezultati për shitjen e fanellës së Dorës së Zotit i kaloi të gjitha pritshmëritë. Lajm i shkëlqyeshëm për Steve Hodge, mesfushorin e Tre Luanëve që ndërroi fanellën me Diez. Ai megjithatë duhej ta fshihte në dhomat e zhveshjes sepse e dinte shumë mirë që shokët e skuadrës…do ta grisnin. Por më keq se të gjithë duhet të ndihet Terry Fenwick. Tani mund të ishte shumë i pasur, por në atë kohë ishte tepër i dëshpëruar për të kuptuar rëndësinë e trashëgimisë që iu ofrua.

MBROJTËSI

E ka shpjeguar vetë ish-futbollisti në një libër të quajtur “Historia e fanellës shtatë milionë paund”. Fenwick në ato 90 minuta ishte (ose më mirë akoma, duhej të ishte) engjëlli mbrojtës i Maradonës. Anglezi ishte caktuar për ta ndjekur argjentinasin nëpër fushë dhe në fund Maradona iu vetëofrua për t’i dhënë fanellën e tij.

KËMBIMI

“Maradona u kthye drejt meje në fund të ndeshjes për të ndërruar fanellat, por unë isha copë-copë. Isha i zemëruar dhe i demoralizuar. Ne kishim dalë nga Botërori me një gol të shënuar me dorë”. E në fund, shkëmbimi … i shekullit u bë nga Hodge, i cili 35 vjet më vonë fitoi një shumë kolosale me ankandin e fanellës. “Hodgie ka thënë herë të panumërta se nuk do ta shiste kurrë. Ishte një trashëgimi nga momenti më i diskutueshëm në historinë e futbollit”. Një trashëgimi që Fenwick i tha jo për hir të vendit të tij. “Sigurisht, do të kisha dashur të kisha përfituar prej tij, por e vendosa Anglinë dhe futbollin përpara përfitimit personal”. Por ajo që mbetet… është se ai kurrë nuk do t’i shohë ato shtatë milionë paund!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *