• |
ide | kryesore

Gjykata vendos kundër Agron Shehajt/ A duhet të habitet njeri?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Agron Shehaj Edi Rama



Saga e hidh-e-pritjeve të Edi Ramës me Agron Shehajt vazhdon, dhe për habinë e askujt, avantazhin e ka Rama.

Deputeti i opozitës njoftoi sot në rrjetet sociale se Gjykata vendosi kundër tij, ose siç thotë ai, në favor të Edi Ramës.

Shehaj zbuloi se Gjykata Administrative e Tiranës ka vendosur që biznesi i tij të vazhdohet të mbahet i bllokuar.

“Gjykata sapo vendosi në favor të Edi Ramës. Në këtë vend kur verdiktin e jep kryeministri, nuk ka asnjë njeri tjetër që ta kundërshtojë atë. Ky ishte një gjyq farsë ku Policia fiton pa paraqitur asnjë provë, urdhër apo akt para gjykatës”. Kështu shkruan Shehaj në Facebook, ndërsa në TikTok mesazhin e jep me zë dhe figurë edhe më të detajuar.

Për t’iu rikthyer argumentit që ngritëm se askush nuk duhet të habitet që Agron Shehajt ia mbyllën qepenin forcërisht, le të kujtojmë si nisi përplasja publike Rama-Shehaj dhe çfarë detajesh u bënë publike në media.

Edi Rama deklaroi publikisht se bisnesi është në një godinë pa leje. Godina që nuk i takon Agron Shehajt, por e marrë me qera nga kompania e tij, ka një leje ndërtimi të firmosur nga Erion Veliaj. Pra, Rama ka gënjyer. Qiramarësi nuk ka përgjegjësi, por i takon organeve shtetërore të kontollojnë paligjshmëritë. Me ç’duket autoritetet u kujtuan të ndëshkojnë pronarin e godinës kur aty hyri një deputet i opozitës.

Lexo më tej: Rama sulmon biznesin e Agron Shehajt, si qëndron e vërteta? 

Edhe nëse presupozojmë se qëllimi për bllokimin e godinës ka qenë qelibar, por hallin e qiramarrësit kush e mban? A janë koshient autoritetet se në atë godinë kishte 200 punonjës që prej fillimit të muajit kanë ndërprerë punën sepse policia ja bllokoi beftas ambientin?

Duke llogaritur gjithçka, dhe duke kuptuar se autoritetet nuk e respektojnë biznesin “We Web Developers”, as nuk kujdesen ta vazhdojnë kontratën me këtë biznes qeramarrës, a mund të themi se qëllimi i bllokimit të godinës pa paralajmërim ishte legjitim?

Faktet provojnë diçka tjetër. E duke qenë se deputeti Shehaj ka nxjerrë dokumenta se biznesi i tij nuk është urdhëruar të bllokohet nga Prokuroria (shiko këtu), dhe se punimet në godinë kanë qenë me leje (shiko këtu), legjitimiteti i ofensivës së Ramës shkërmoqet.

Dhe së fundmi, për t’i vënë kapakun të gjithës kësaj, vjen edhe një vendim i Gjykatës së Administrative të Tiranës. Me një drejtësi të pavarur, duke marrë parasysh të gjithë këto fakte, a do mbahej një biznes i bllokuar indefinitivisht?

Kur kujtojmë se drejtësia e re vjetërohet dhe plaket sapo përmenden inceneratorët e koncesionet e shëndetësisë, kur harta e gjykatave riformatohet sipas vullnetit të qeverisë, e kur patericë i bëhet ambasadorja me deklaratat pompoze për “heronj fëmijësh”, përfundimi që arrijmë për rastin e Agron Shehajt është mëse i qartë.

Nëse je zë i zellshëm kundër qeverisë, qepenat do të të mbahen të mbyllur, me apo pa të drejtë. Drejtësia kthehet në zgjatim të pushtetit. ©Lapsi.al 

 



23 Comments

      1. Haha, jo ashtu, fugshqyer thuaj

        Ka plot qe e kane qejf me bythe por jane njerez normal punojne, jetojne paguajne taksa, me bythen kane ceshtje private

        Shqyerja e fuges eshte perversitet mendor moral dhe ligjor, jo ceshtje personale e bythes. Preferenca seksuale eshte personale.
        Cdokush mund te thoje fugshqyer si personifikim i poshtersise,mashtrimit,vjedhjes, intrigave,korrupsionit, degradimit, maskarellekut, e plot vese te tjera qe Fuga si manipuluesi publik i rames dhe veliajt perdorin per pushtet she pasurim ne kurriz te nje populli fatkeq.

  1. Prandaj ky vend ka nevoje te domosdoshme per revolucion .
    Kur populli perçmohet , trajtohet si kategori e dymbedhjete
    athere i lind e drejta hyjnore ta marre me force ate qe eshte e tija .

    1. Mezi po prisje perjgigjen ?
      Ja pra pergjigja ime. NUK KENI PARE GJE AKOMA.
      Do ja u mbyllim te gjitha bizneset , do ja u presim te gjitha burimet financiare qe partia juaj ka ngritur keto 30 vite . Me nje fjale do ju leme si peshku pa uje. Do ta trajtojme cdo akuze tuaj si shpifje dhe trillim. Do ju nxijme si nga figura morale ashtu dhe politike. Do bejme qe dhe njerzit e familjeve tuaja t’ju spiunojne tek ne. Do ju bejme te spiunoni njeri-tjetrin.
      Do ta cojme frustrimin tuaj deri ne ate pike sa te shpertheni dhe ne do bertasim ; TERRORISTA.
      Ju do ta quani REVOLUCION, ne do ta quajme sulm terrorist ndaj shtetit te ligjit.
      Do ti tregojme te gjithe botes qe ju jeni te dhunshem , te eger, te pa edukuar , te pa bindur.
      Kur interesaxhinjte qe i jane afruar PDs thjesht per interes do ta kuptojne se vetem me ju nuk kane te ardhme, do vijne tek ne . Keshtu qe do mbeteni pak e me pak. DERI NE ZHDUKJEN TOTALE TE PD.
      Kurse ne do tallim ……. me ju.
      Do me ?

      1. I vetmi i frustruar deri ne deshperim te thell ketu, qenke vetem ti. Gjithashtu qenke mbrapa nga shume aspekte.

        O bole tiii bole

  2. Drejtesi ne kete vend ? Absurditet .
    Vetingu ishte planifikuar si nje arme e shfarosjes ne mase per ruajtjen e pushtetit te te gjatit tone .

  3. Skandaloze!!!
    Shehaj fiton ne Strasburg dhe leket e gjobes do i paguajne shqipot. Ju kujtohet Bechetti??
    Edrama armiku me i pameshirshem i Shqiperise dhe i shqiptareve.

  4. Gjykatat me ket vend dihen. Kush e mban mend kur dilte likja ne tv thoshte 5:0 , kur gjithe populli e shikonte dhe degjonte me bllok. Pastaj dilte sala ne darke thoshte foli drejtesia une skam ma ca tthem.

  5. Ky karuci a thua se eshte bakalli i fshatit dhe na cau sumen me puntoret e deputetit qe i ndalohen me ligj.
    Edhe Shkullaku ishte dakort.

  6. Akuzat e Berishës, ambasadori britanik: Nuk iu përgjigjem personave të korruptuar dhe të lidhur me krimin,Lumneshi.cfare shkrimi ky Goni a eshte ai deputeti i vlores,nuk e dini ju gazetarucet e lapsit qe deputetit nuk i lejohet te merret me biznes te tjerat jane lloqe kavaje o gazetaruce shpellkare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *