• |
ide | kryesore

Ish-ministrja e Ramës në SPAK për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, njëkohësisht ish-ministre shteti për sipërmarrjen e lirë Sonila Qato është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK, ku pritet t’i komunikohet akuza për shpërdorim detyre.

Qato u paraqit në SPAK bashkë me avokatin e saj.

Ish-drejtoresha e ARRSH është akuzuar në SPAK për tenderin e rrugës Kardhiq – Delvinë.

Më 21 tetor SPAK i dha fund hetimit 3 vjeçar ndaj zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar që ndoqi procedurat tenderuese për zgjedhjen e firmës që ndërtoi rrugën Kardhiq-Delvinë, me vlerë gati 60 mln euro.

Burimet kanë bërë të ditur se mes personave të marrë të pandehur janë vënë nën akuzë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Kujtojmë se Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurori në vitin 2020 ish-drejtoreshën për abuzim 5 milionë euro me tenderin e rrugës Kardhiq- Delvinë.

Pas auditimit të tenderit, KLSH kërkoi hetim të thelluar penal ndaj Qatos, duke e akuzuar se ka skualifikuar pa të drejtë ofertën më të ulët, atë të paraqitur nga një prej kompanive.

Tenderi për lotin e 7, të rrugës Kardhiq-Delvinë, u zhvillua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në qershor të vitit 2019.

Në garë morën pjesë 6 kompani, dhe ofertat e paraqitura prej tyre variuan nga 15 deri në 19 milionë euro, pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

ARRSH skualifikoi 5 ofertat më të ulëta, me pretendimin se nuk përmbushnin kriteret teknike duke shpallur fituese ofertën më të lartë, përkatësisht atë të një kompanie italiane, pas të cilës qëndronte një kompani shqiptare.

Kjo kompani kishte ofruar ta ndërtonte tunelin për 19 milionë euro pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar ose 4 milionë euro më shumë se sa oferta më e ulët e dhënë nga kompania.

Sipas Kontrollit te Lartë të Shtetit për katër kompani skualifikmi ka qenë i drejtë pasi nuk përmbushnin kriteret, ndërsa oferta më e ulët është skualifikuar në kundërshtim me ligjin. Dëmi sipas KLSH vlerësohet plot 5 milion euro duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Përplasjet për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë,çuan ne largimin e Qatos nga drejtimi i ARRSH-së.

Ky është kallëzimi i dytë penal ndaj saj, pasi më parë ajo është kallëzuar penalisht edhe nga një kompani, dosje që ndodhet për hetim në SPAK.



18 Comments

  1. I gjithe kabineti i qeverise , bashke me kurven e gjate duhet te jene pas hekurave pa vajtur fare ne SPAK .

    1. Të zente haka e ish pronareve nuk u shqyrtua asnjë dosje sa që ti në krye të Atp.
      Juristët rrinin shtrirë mbi tavolina pa bërë asnjë pune.
      Megjithëse ska për tu dënuar se ju vidhnin me dosje të kopsitura mire.

    1. Dhe Rama duhet te shkoje ne burg se atij jq ka cuar pjesen kjo zonja. Belinda dhe Damiani s’kane vjedhur fare, kete e bene mish per top

  2. Vec keto te PD- se i bejne keto akuza duke ngaterruar njerezit po te shohin vetet e tyre qe jane me kriminelet e hajdutet ne vendin tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *