• |
ide | kryesore

Meghan Markle reagon ndaj kritikave për sjelljen e saj

-Instant, Paparazzi, Slider
Meghan Markle



Meghan Markle ka reaguar  ndaj pseudonimit të saj, ‘Dukesha e vështirë’.

Pseudonimi, i cili u krijua për herë të parë nga Daily Express, filloi pasi u aludua se Markle kishte sjellje “diktatoriale”. Ajo do dërgonte eimaile që në mëngjes punonjësve dhe disa i pushoi nga puna. Në episodin e fundit të podcastit të saj, Archetypes, Meghan diskutoi nevojën që ajo të vendoste kufij.

“Ju lejohet të vendosni një kufi. Ju lejohet të jeni të qartë,” tha Markle. “Kjo nuk ju bën kërkuese. Nuk të bën të keqe apo të vështirë, Të bën të qartë.

Dukesha shtoi se  “bën një zgjedhje” për të qenë “e bazuar” sepse “gjërat do të thuhen” pavarësisht se çfarë bën ajo. Meghan  gjithashtu i rrëfeu të ftuarit se ajo shpesh i kujton vetes që thjesht “të thotë atë që  nevojitet”. Ish aktorja së fundmi u akuzua gjithashtu nga një ish punonjës se donte të ishte “Beyonce e Britanisë së Madhe” kur të martohej me Princin Harry.

Ish punonjësi, i tregoi autorit të The Hidden Power Behind the Crown, Valentine Low se ajo u zhgënjye shpejt. Meghan nuk ishte dakord me protokollet e rrepta të jetës në familjen mbretërore. “Meghan mendoi se do të bëhej Beyoncé e Britanisë së Madhe. Të qenit pjesë e familjes mbretërore do t’i jepte asaj atë lavdërim,” pohoi burimi.“Ndërsa ajo që zbuloi ishte se kishte kaq shumë rregulla që ishin aq qesharake sa që ajo nuk mund të bënte as gjërat që mund të bënte si një individ, gjë që është e vështirë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *