• |
ide | kryesore

Meta: Berisha pranoi propozimin për një “superpolitikan” në krye të Këshillit Bashkiak

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Kreu i PL, Ilir Meta tha se Partia e Lirisë do të bëhet pjesë e primareve me kandidatët e saj dhe për këtë ka gjetur dakortësi me Berishën gjatë takimit që të dy patën në selinë e PD. Meta tha se primaret janë një risi e jashtëzakonshme, por ai i kishte propozuar Berishës, një emër për kryetarin e Këshillit të ri Bashkiak një “superpolitikan” të cilin Berisha ia kishte pranuar.

“Partia e Lirisë respekton primaret. Është një risi e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces.

Kudo ku ne si Parti e Lirisë kemi kandidate që premtojnë për komunitetin do t’i përfshijmë në primare të përbashkëta. Është e rëndësishme që kandidatët që respektojnë njëri tjetrin dhe kushdo që i shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatët e tjerë dhe jo për të shpalosur vizionin e tij, të përjashtohet nga gara.

Nuk kam patur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në primare, se këtë do ta vendosin primaret. Por i kam propozuar një emër z.Berisha për kryetar të parlamentit të Tiranës, të cilin ai e priti me shumë kënaqësi.

Dhe të jeni të sigurt që parlamenti i ardhshëm i Tiranës do të jetë institucioni më i rëndësishëm deri në parlamentin e ri të Shqipërisë.

Çdo ditë të hënë do të ketë këshill bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët. Nënë Liza nuk do të rrijë më në rrugë e keqtrajtuar nga policia, por do të flasë atje në parlamentin e qytetarëve të Tiranës. Është superpolitikan” u shpreh Meta, që në këtë mënyrë duket se ka mbyllur negociatat me Berishën për mënyrën se si dy partitë do të dalin në zgjedhjet e ardhshme.



4 Comments

  1. Revolucion te shporrim perfundimisht spiunet salih metaj nga politika,ngrihuni shpellkare e maloke therrisni skiftere e cecene,qe dhe ju te shpetoni nga prangat qe spiunet salih metaj ju kane vene,luftoni per lirine tuaj

    1. Një spiun i Komunizmit dhe një njeri i shpallur non grada nga Amerika dhe Anglija për korrupsjon masive i tuni zingjirte Shqiptarve dhe ju japin mend. Dhe nga ana tjeter kemi një hajdute të Turqise dhe të Erdoganit që thote unë jame ai që do ti ndale këta. Poshte. Poshte Sali Gerdeci ilir spiun dhe Ed Rama Turku.

  2. ku ka superpolitikan opozita o leshkua i Monikes ! Jeni te gjithe rrota kari dhe Edi Rama tall karin me ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *